RMV, ora policore do të vazhdojë të vlejë edhe prej nesër

Ministria e Punëve të Brendshme informon se prej orës 22 (20.03.2021) deri në ora 05:00 (21.03.2021) zyrtarët policorë kanë konstatuar se 28 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Për shkeljen e orës policore, për këto persona Prokuroria Publike duhet të dorëzojë padi penale, të cilat deri më tani kanë qenë në formë të gjobave në para. Ora policore do të vazhdojë të vlejë edhe prej nesër, njofton Portalb.mk.

Nga MPB thonë se gjatë ditënatës së kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut, 369 persona nuk e kanë respektuar masën e mbajtjes së maskës mbrojtëse në fytyrë.

“Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së KOVID-19”, thonë nga MPB.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të vazhdojë të vlejë ora policore edhe prej nesër.

“Ministria e Shëndetësisë informon se prej nesër vazhdon të vlejë ndalesa për lëvizje prej 22 deri në ora 05 të mëngjesit. Komisioni për Sëmundje Infektive ditëve në vijim, në pajtueshmëri me analizat epidemiologjike do të konstatojë nëse janë të nevojshme masat shtesë restriktive për çka opinioni në kohë do të informohet. Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore për mbrojtje nga KOVID-19”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button