Ndërtimi i impiantit për trajtim të ujërave të zeza në Shkup do të fillojë në qershor 2022

Pasi u shty për disa muaj afati fillestar, në vend në fund të vitit 2021, ndërtimi i impiantit për trajtim të ujërave të zeza në Shkup do të fillon në qershor 2022. Deri atëherë duhet të përfundojë përzgjedhja e kontraktuesit më të favorshëm dhe ndërmarrja për mbikëqyrje, informon Ministria e mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor për “Meta.mk“, transmeton Portalb.mk.

Procedura e tenderit, që filloi verën e kaluar, aktualisht është afër fundit të përzgjedhjes së kompanive për listën e shkurtër, ashtu që deri te Banka Evropiane e Investimeve (BEI) janë dërguar raportet e vlerësimit dhe tani pritet miratimi i e tyre për kompanitë e ndërtimit. BEI tashmë ka aprovuar Raportin mbi listën e shkurtër të kompanive mbikëqyrëse.

“Aktualisht, dokumentacioni i tenderit është duke u finalizuar. Në plan është dërgimi i ftesave kompanitë, që do të zgjidhen në listën e shkurtër, që ato të dorëzojnë ofertat në prill 2021”, informojnë nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

Pas paraqitjes së ofertave nga ndërmarrjet, në qershor 2022 do të zgjidhet ofertuesi më i favorshëm për të ndërtuar impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shkup. Në fazën e para-kualifikimit të procedurës së shpallur të tenderit, vjeshtën e kaluar NP ”Ujësjellësi dhe kanalizimi“ – Shkup informoi se ishin dorëzuar 12 aplikacione nga kompani ose konsorciume të interesuara për ndërtimin e impiantit.

Përveç Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor pyetje, në lidhje me ndërtimin e këtij objekti kapital për kryeqytetin, dërguam edhe në NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, që paraqitet si investitor. Pothuaj një muaj pas dërgimit të e-mailave dhe telefonatave kompanisë, “Meta.mk” deri sot nuk ka pranuar përgjigje në pyetjet që i ka parashtruar.

Pjesa kryesore që duhet ta përfundoj NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup është ndërtimi i dy kolektorëve në anën e majtë dhe të djathtë të lumit Vardar, të cilët duhet të dërgojnë ujërat e zeza nga Shkupi në impiantin e ardhshëm për trajtim që do të vendoset afër vendbanimit Trubarevë. Ndërtimi i dy kolektorëve tashmë është ka vonesë dhe afatet e përcaktuara më parë për performancën janë tejkaluar. Ndërtimi i tyre filloi në qershor 2018 dhe duhej të përfundojnë deri në vitin 2020.

Përndryshe, impianti për trajtim të ujërave të zeza në Shkup është vlerësuar 136 milionë euro. Është planifikuar që me këtë objekt kapital të trajtohen ujërat e zeza të mbi 500,000 banorëve të kryeqytetit, gjë që do të tejkalojë situatën aktuale të shkarkimit të drejtpërdrejtë të këtij uji të patrajtuar në lumin Vardar.

“Meta.mk” ka kohë që po shkruan se ujërat e lumit Vardar në aspektin bakteriologjik klasifikohen në kategorinë e katërt të ndotjes, që është më e keqja, ndërsa kimikisht janë mes kategorisë së katërt dhe të pestë të ndotjes. Prandaj, ndalohet larja në ujërat e Vardarit, ujitja e zonave bujqësore, peshkimi për ushqim dhe përdorimi i puseve të ujit të pijshëm që gjenden pranë lumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button