Zoran Zaev u rizgjodh kryetar i partisë: Në katër vitet e ardhshme LSDM do të jetë lokomotivë që do ta lëvizë shtetin përpara

Lideri aktual i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Zoran Zaev është rizgjedhur kryetar i partisë në zgjedhjet e brendshme partiake. Zaev ishte kandidati i vetëm, ndërkaq anëtarët e partisë kanë votuar “për” ose “kundër”. Ai gjithsej mori 59.240 vota “për”, 865 “kundër”, ndërkaq 227 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, njofton Portalb.mk.

Nga Komisioni Zgjedhor i partisë theksuan se zgjedhjet kanë kaluar në rregull, pa pengesa dhe në pajtueshmëri me dispozitat.

Nga 237 vendvotime, nga gjithsej të regjistruar 68.991 anëtarë aktivë, kanë votuar 90%, a rezultatet preliminare janë nga numërimi i 227 vendvotimeve.

Pas zgjedhjes, Zaev mbajti konferencë për shtyp, në të cilën theksoi se LSDM po sjellë standard të ri në skenën politike dhe me këtë po shkruan histori.

“Partitë e vërtetë shtetformuese e kanë përgjegjësinë që ta avancojnë demokracinë në radhët e tyre, por edhe në atdhe. E morëm besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare, besim treguan edhe deputetët në shtëpinë më të lartë legjislative Kuvend, sot social-demokratët vendosën vulë në besimin ndaj meje. Më dhatë nder të madh për herë të tretë me radhë që ta udhëheqë partinë. Kjo është përgjegjësi e madhe për mua”, tha Zaev, duke shtuar se në katër vitet e ardhshme, LSDM do të jetë lokomotivë e cila do ta lëvizë shoqërinë tonë përpara.

Zoran Zaev lindi më 8 tetor 1974 në fshatin Murtino të Strumicës. Pasi përfundoi shkollën fillore dhe atë të lartë në vendlindje, ai u regjistrua në Fakultetin e Ekonomisë i cili diplomoi në vitin 1997. Zaev mori një diplomë master në ekonominë monetare në të njëjtin universitet. Zaev u bë anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në vitin 1996. Ai shërbeu si zëvendës i kryetarit të partisë mes 2006 dhe 2008. Ai fitoi tri zgjedhjet lokale të njëpasnjëshme dhe shërbeu si kryetar i Strumicës prej vitit 2005 deri më 2016. Pasi Branko Crvenkovski dha dorëheqjen si kreu i LSDM-së në vitin 2013, Zaev u zgjodh si një udhëheqës i ri. Përveç kësaj, ai shërbeu si deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nga viti 2003 deri në 2005]. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, Zaev formoi një qeveri koalicioni me mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrimin dhe Aleancën për Shqiptarët në maj 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button