Laboratori për mjedis jetësor u akreditua për ujë dhe zhurmë, testimi i ajrit është duke u planifikuar ende

Laboratori qendror i Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor u akreditua për testim me gjashtë metoda për cilësi të ujit dhe një për zhurmë. Ministri Naser Nuredini informoi që dje, laboratori shtetëror zyrtarisht e fitoi certifikatën për sistemin për cilësi sipas standardit ISO 17025 për laborator të akredituar nga Instituti për akreditim, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Në fazat e ardhshme është planifikuar edhe akreditim i metodave për cilësi të ajrit, ndërsa në buxhetin e sivjetshëm janë siguruar mjete për blerje të instrumentit për matje të emetimeve nga burimet stacionare. Laboratori qendror për mjedis jetësor fitoi edhe një instrument Multi-wavelength Absorption Black-Carbon Instrument (MABI), që do të përdoret për analizë të karbonit të zi (Black carbon) në fraksionet e PM10, ndërsа ministria Nuredini informoi që në rrjedhë është blerje instrumentit që përdor teknologji nukleare për analizë të përbërjes së PM grimcave X-RayF. Instrumenti është dërguar nga depoja e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore IAEA nga Vjena dhe pritet të mbërrijë muajin e ardhshëm.

“Ky instrument do të përdoren për analizë të koncentracioneve të metaleve të rënda në fraksionet e PM10 grimcave, që mundëson përcaktimin e sektorëve kryesor të ndotjes, industria, transport, shtëpitë dhe tjera. Këto analiza do të mundësojnë të bëhet caktimi i prioriteteve të masave për reduktimin e ndotjes së ajrit”, theksoi Nuredini.

Megjithatë krahas blerjeve të instrumenteve, laboratori ende është i pa akredituar për matje të ndotjes së ajrit, që është një nga problemet më të mëdha me mbrojtjen e mjedisit jetësor në vend. Akreditimin e laboratorit shtetëror për metoda të matjes së ndotjes së ajrit e kanë kërkuar edhe aktivistët qytetar të O2 Iniciativës. Ata vitin e kaluar kanë parashtruar amendament për buxhetin e këtij viti, që u miratua dhe për atë janë paraparë dy milionë denarë në buxhet, që më pas u ri dedikuan.

Akreditimi i Laboratorit qendror për matjen e cilësisë së ajrit është një ndër aktivitetet më të rëndësishme që duhet të zbatohen në industri. Laboratori është në përbërje të Ministrisë nga themelimi i vet në vitin 1995, por matjet e veta të parametrave të ndryshëm të ndotjes deri tani nuk mund të konsiderohen si provë e fortë veçanërisht në procedurat gjyqësore kundër ndotësve, për çka ai nuk është në funksion të inspektoratit për mjedis jetësor. Ndotësit deri sot i kontrollojnë vetëm nëpërmjet laboratorëve private, ndërsa shteti është pa instrument të pavarur me të cilin do të parandalohen keqpërdorime eventuale në procesin e monitorimit të ndotjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button