Apple po punon për iWatch

iWatch, kështu quhet sfida e radhës e Apple. Sipas zërave, kompania amerikane po punon për hedhjen në treg të një “ore të zgjuar” që do të jetë transparante dhe e lidhur me pulsin e personit që do ta mbajë në dorë.

Sipas mediave amerikane iWatch do të shfrytëzojë sistemin operativ të “Apple”, iOS dhe do të jetë në gjendje të përshtatet me formën e dorës kjo falë realizimit të Corning Glass, kompania që i siguron Apple ekranet për iPhone.

Tim Cook, kreu i Apple, që e trashëgoi atë pas vdekjes së Steve Jobs, s’e ka fshehur asnjëherë ambicien për të hyrë në tregun e orëve i frymëzuar nga FuelBand e Nike që përdoret si kohëmatëse nëpër ngjarjet sportive në mbarë globin.

FuelBand komunikon me iPhone nëpërmjet një aplikacioni të përshtatur posaçërisht për të. Dhjetorin e kaluar portali kinez Tech.163 shkruante se Apple po përgatitet për të hedhur në treg orën transparente me ekran 1.5 polësh e aftë për t’u lidhur me Bluetooth me gjithë produktet e tjera të Apple.

Lehtësisht mund të imagjinojmë se ora e “Apple” nuk do të hidhet në treg për të konkurruar produktet e tjera të Apple, por do të jetë thjesht një aksesor shtesë i tyre, sidomos i iPhone. Kështu ora mund të jetë me sistem paralajmërimi për një sms të mbërritur në telefon ose mund të shërbejë si udhëzues navigator duke shfyrtëzuar hartat e Apple të hedhura në iPhone.

Për momentin gjithcka është në fazën e zërave. Ajo që dihet është që në 2014 Google ka paralajmëruar hedhjen në treg të syze.

Lajme të ngjashme

Back to top button