Sondazh: Dy të tretat e të rinjve gjatë kësaj periudhe kanë pas problem me shëndetin mental, relaksohen me muzikë, sport, por edhe alkool

Dy të tretat e të rinjve thonë se viti i kaluar ka qenë sfidues për shëndetin e tyre mental, ka treguar sondazhi i shkurtër që “Meta.mk” e realizoi në Instagram. Shumica e tyre thonë se janë përballur me ankth dhe depresion, por edhe sulme paniku, paranojë, depersonalizim dhe mungesë motivimi dhe vullneti. Në sondazh ka edhe përgjigje në të cilat të anketuarit thonë se ndihen të vetmuar dhe kanë frikë nga e ardhmja, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Organizata botërore e shëndetësisë vitin e kaluar paralajmëroi se botës po i kanoset krizë globale e shëndetit mental, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Për shkak të mbylljes në shtëpi gjatë orës policore, si dhe ndjekjes së orëve mësimore përmes mjeteve elektronike të komunikimit, të rinjtë e kaluan/kalonin pjesën më të madhe të kohës të izoluar midis 4 mureve.

Të kalosh më shumë kohë me familjen ishte mirë për dikë sepse ajo ka nënkuptuar afrimi të marrëdhënies, por 57 % e të anketuarve kanë thënë se ndjejnë presion më të madh psikologjik nga familjet e tyre pasi kishin kaluar më shumë kohë në shtëpi.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shumica e të rinjve, 45%, tani ndiejnë stres të shtuar. 19% e të anketuarve ndiejnë më pak stres krahasuar me këtë periudhë në vitin 2020, ndërsa 15% thonë se nuk mund të vlerësojnë se me sa stres përballen.

Shumë të anketuar kanë thënë se shëndeti i tyre mental ishte i kërcënuar nga situata e palakmueshme financiare, ndërsa jo rrallë ka edhe rrëfime se abuzohen substanca dhe pihet alkool. Disa të rinj thonë se humbja e një personi të dashur pasi vuan nga koronavirusi është një sfidë për shëndetin e tyre mental.

“Padyshim presion financiar, ndonjëherë nëse dua të dal nuk mund të paguaj biletën e autobusit dhe qëndroj në shtëpi të shumtën e kohës, ndërsa ata ende nuk na kanë dhënë indekse nga kolegji dhe nuk mund të marr një biletë për vozitje falas. Gjithashtu nuk kam asnjë motivim për të qenë produktiv, për të mësuar dhe ngjashëm”, tha një i ri që u përgjigj në sondazh.

“Unë shoh se asgjë nuk po përmirësohet në drejtim të situatës së kurorës, përkundrazi. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë të dashur të mi po vuajnë, sërish kemi mbyllje në shtëpi dhe mendoj që do të qëndrojmë në shtëpi edhe për një kohë të gjatë. Ndërsa kur e di që diçka është e ndaluar për mua, shumë më keq i tejkaloj gjërat. Në përgjithësi, gjithçka që lidhet me koronën më shkatërron psikikisht”, thotë një vajzë e re.

Sondazhi gjithashtu tregoi se 36% e të rinjve nuk kanë folë me askënd për ndjenjat e tyre. Kur ndihen të stresuar ose të shqetësuar, pjesa më e madhe 43 % thonë se u drejtohen miqve ose partnerëve të tyre, ndërsa 15 % në raste të tilla kanë biseduar me prindërit e tyre.

Pavarësisht nga nevoja e qartë për të fol me njerëz që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e mirëqenies mentale, vetëm 13 % e të anketuarve thanë se kishin kërkuar ndihmë nga psikologu ose psikoterapisti. 47 % u përgjigjën negativisht, por kanë menduar të kërkonin ndihmë profesionale, ndërsa 40 % kanë thënë se nuk mendonin të konsultoheshin me psikolog ose psikoterapist.

Për t’u relaksuar, të rinjve më së shpeshti u ka ndihmuar muzika, ecja ose vrapimi në natyrë, marrja me sport, video lojërat dhe shoqërimi me partnerë dhe miq. Disa të rinj lehtësojnë barrën e tyre mentale përmes lutjeve dhe vizitave në kishë, ndërsa të tjerët thonë se ngasja e makinës ose mopedit në mbrëmje u ka ndihmuar të kthjellin mendimet. Disa nga të anketuarit janë përgjigjur se për relaksim kanë përdorë kafe dhe produkte duhani.

Kohët e fundit, Parlamenti universitar studentor i UKIM ka filluar iniciativë për të prezantuar shërbime falas psikologjike, ku studentët do të kenë qasje në staf profesional që do të mund të ofrojë mbështetje dhe ku ata mund të drejtohen për bisedë. Nga ana tjetër, çdo shkollë e mesme në vend ka një psikolog shkollor.

Por pothuajse 40 për qind e të anketuarve kanë thlnë se, edhe po të ekzistonte në fakultetin ose shkollën e tyre, ata nuk do të drejtoheshin shërbimit që ofron ndihmë psikologjike.

Shumica dërrmuese e studentëve dhe nxënësve thonë se profesorët nuk i kuptojnë nevojat e tyre psikologjike, ndërsa, 45% thonë se disa nga profesorët kanë pas mirëkuptim, disa jo, dhe vetëm 7% u përgjigjën pozitivisht në këtë pyetje.

Të anketuarit thanë se mësimi në internet u ka penguar mësimdhënësve të shpjegonin mirë materialin dhe përkundër kësaj profesorët kishin pas pritshmëri të mëdha nga nxëxnësit.

“Mësuesja e fizikës ka ndikimin më të madh, ajo na bën shumë presion si nxënës, nuk na beson asgjë që themi, është gjithmonë e bindur që nuk e dimë, se kopjojmë dhe vazhdimisht e krahason këtë situatë sot me atë kur kemi shkuar në shkollë (dhe situata aktuale është larg nga e mëparshmja, për krahasim) dhe se atëherë kemi pasur kohë për gjithçka sepse kemi studiuar, dhe tani nuk kemi kohë për asgjë sepse nuk kemi kohë për të kopjuar. Edhe ne po luftojmë me konkluzionet e saj gjatë gjithë vitit dhe nuk mund të bëjmë asgjë kundër kësaj”, thotë një nxënës nga gjimnazi i Manastirit.

Në Maqedoni ka disa platforma falas ku të rinjtë mund t’i drejtohen psikologut ose të dëshirojnë të ndajnë disa nga përvojat e tyre dhe ta diskutojnë atë. Në aplikacionin Razgovor.mk, të rinjtë mund të flasin në mënyrë anonime me psikoterapistë, ndërsa në platformën SpeakOut , ata mund të ndajnë përvoja dhe të diskutojnë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin mental dhe mirëqenien.

Sondazhi u realizua përmes profilit në Instagram të “Studentraija” në periudhën 17-18 Mars 2021, ndërsa në të përgjigjën më shumë se 3.300 të anketuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button