Qyteti i Shkupit do të jep subvencione për biçikleta dhe inverter, për koftorë me peleta edhe këtë vit nuk ka të holla

Edhe këtë vit, banorët e Shkupit do të fitojnë subvencione nga qyteti për të blerë biçikleta dhe inverter. Ndërsa, subvencione për koftorët me peleta nuk do të ketë si vitin e kaluar. Nga Qyteti i Shkupit thonë se pas fillimit të projektit për subvencionimin e qytetarëve për prokurimin e kondicionerëve-inverter, projekti për prokurimin e koftorëve me peleta është ndërprerë, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

10 milionë denarë janë parashikuar për blerjen e biçikletave, skuterëve dhe automjeteve elektrike me dy rrota. Edhe këtë vit, qyteti do të merr para nga Qeveria për subvencione për blerjen e inverterëve. Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit do të merr 2 milionë euro, që është dy herë më pak se vitin e kaluar kur ishin siguruar 5 milionë euro.

Subvencioni për blerjen e një biçiklete arrin 50 përqind e vlerës së tij, por jo më shumë se 3,000 denarë. Subvencionet për inverterët janë për aq sa kushton një, por shuma të mos jetë më e lartë se 1,000 euro. Kusht për të marrë ndihmë ishte dorëzimi i koftorëve me dru, si një nga masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Nga Qyteti i Shkupit ende nuk e dinë se kur do të shpallen thirrjet publike, por ata thonë se do të ketë informacione në kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button