Komuna e Karposhit do të blejë 14 makina për riciklimin e plastikës nga e cila qytetarët do të fitojnë para

Komuna e Karposhit njoftoi se do të blejë 14 makina për riciklimin e plastikës, ndërsa qytetarët për secilën shishe të hedhur aty do të marrin para. Makineri të tilla e para që instaloi ishte Komuna e Qendrës nëntorin e kaluar, përmes një projekti të NP “Parkingjet e Komunës Qendër”, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Nga kabineti i kryetarit të komunës Stefan Bogoev thonë se në një fazë të avancuar është projekti për sigurimin e makinerive për riciklimin e plastikës dhe mekanizmin e mbetjeve të mëdha, brenda thirrjes “BE për komunat”.

“Përveç asaj që qytetarët do të riciklojnë, me këtë projekt edhe do të fitojnë. Gjithashtu, duke pasur parasysh që asgjësimi i mbeturinave të mëdha është një nga problemet kryesore, brenda të njëjtit projekt, parashikohet prokurimi i një kamioni me katër kontejnerë të mëdhenj për mbeturina të mëdha. Synimi i Komunës është që këto kontejnerë të bëjnë rotacion nëpër vendbanime dhe popullata të dijë se në cilat ditë të muajit ata do të jenë në gjendje të hedhin rrënojat, orenditë, pjesët e shtëpisë “, thonë nga Komuna e Karposhit.

Komuna njoftoi se këtë pranverë do të rregullohen katër zona publike në parqet e lagjeve dhe do të mbillen 150 pemë me cilësi të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button