RMV, 13 shkelje të orës policore dhe 513 sanksione për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar shkeljet e orës policore dhe sanksionet për mosmbajtje të maskës.

Prej orës 22:00 deri në ora 05:00, 13 persona janë dënuar, ngaqë kanë shkelur masën për kufizimin e lëvizjes – orën policore. Ndërsa për masën e mbajtjes së maskës të një personi, janë regjistruar 513 sanksione.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button