Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 19.500 amendamente bllokuan punën e Kuvendit

Bllokimi i punës të parlamentit të RMV-së vazhdon. Opozita shqiptare e udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka dorëzuar 19.500 amendamente dhe 10 propozim ligje në Komisionin për Financa dhe Buxhet. Me këtë, numri i ligjeve të bllokuara ka arritur në 20, për të cilat nga opozita shqiptare janë dorëzuar 32.000 amendamente, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Numrin e lartë i amendamenteve nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternatviva e arsyetojnë me mosarritjen e propozim ligjit për shtetësi, me anë të së cilit ata kërkuan që shtetësia maqedonase të merret me 3 dëshmitarë, dhe në këtë formë sipas tyre do të zgjidhej problemi i personave të cilët jetojnë për një kohë të gjatë në RMV, ndërsa nuk mund të marrin shtetësinë.

Mes ligjeve të bllokuara nga opozita shqiptare është edhe propozim ligji për përkrahje financiare si pjesë e paketës së pesë të masave kundër krizës të nxitur nga Kovid-19, me të cilin 23.000 qytetarëve do të ju ndaheshin nga 6.000 denarë ndihmë financiare. Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa shpjegojnë se prioriteti i tyre është ligji për shtetësi, ndërsa në qoftë se Qeveria do të donte që këto para të arrijnë deri te qytetarët të prekur nga pandemia, atëherë propozim ligjin do ta dorëzonin me procedurë të shkurtuar dhe jo të rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button