RMV, do të kërkojmë Qeveria t’i marrë kompetencat e këtyre dy komunave, paralajmëroi ministrja Stefoska

Komuna e Strugës dhe Ohrit nuk kanë vullnet për të ndërprerë ndërtimet, vlerësoi ministrja e kulturës, Irena Stefoska, duke kërkuar nga Qeveria të reagojë, transmeton Portalb.mk.

“Shihet që komuna e Ohrit dhe Strugës nuk kanë vullnet për të mbrojtur trashëgimin botërore kulturore e natyrore  e regjistruar në UNESKO. Do të iniciojmë deri te Qeveria që të shqyrtohet mundësia që t’i merren kompetencat këtyre komunave”, deklaroi Stefoska, duke reaguar në lidhje me ndërtimet në objektin e restorantit-diskotekës “Park” në Ohër.

Ajo paralajmëroi që do të thirren të japin përgjegjësi Enti për mbrojtje e monumenteve të kulturës dhe muzeu në Ohër dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ndryshe, heqje të objekteve të paligjshme përgjatë bregut të liqenit të Ohrit dhe në zonën e mbrojtur të qytetit, ndalesë e plotë për ndërtim, harmonizim të planeve urbanistike me Planin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, mbrojtje të arkitekturës së vjetër të qytetit, heqje të e pajisjeve urbane rreth monumenteve të qytetit dhe kolektorëve diellorë nga shtëpitë e Qytetit të Vjetër. Këto janë vetëm disa nga vërejtjet e shënuara në Raportin më të ri të UNESCO-s. Raporti për trashëgiminë e mbrojtur natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit është dorëzuar te institucionet në vend, ndërsa Komuna e Ohrit pritet nesër ta pranojë të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button