‘Kabare Orkestra’ nesër në Teatrin Shqiptar

Rivihet në repertoarin e Teatrit Shqiptar – Shkup shfaqja “Kabare ORKESTRA” me tekst nga Zhan Aniu në regji të Natasha Pollavska. 

“Kabare ORKESTRA” është produkcion i vitit 2011, kur edhe mori çmimet në festivalin e teatrove“Vojdan Çernodrinski” : aktorja më e mirë në rol dytësor, Amernis Jovanovska  Nokshiqi dhe çmimin për koreografi më të mirë. 

Regjisorja Poplavska, ka gërshetuar teksti komik të autorit francez Zhan Aniu me koreografi të pasur (Olga Pango) dhe muzikë origjinale dhe këngë të njohura të përpunuara (Xhengiz Ibrahim) për të rezultuar me një shfaqje cabare. 


“?RKESTRA” përmes dialogjeve komike përqëndrohet në çështjet universale të femrës duke i pasqyruar rrëfimet e tyre jetësore dhe i ofron publikut mundësinë për të analizuar dhe polemizuar pikërisht rreth raporteve mashkull-femër.

Andaj edhe jo rastesisht është zgjedhur për tu vënë në skenë pikërisht në ditën kur bota kremton dashurinë. 

Luajnë: Fisnik Zeqiri, Amernis Jovanovska – Nokshiqi, Emine Kadriu, Genci Mirzo, Linda Saiti, Blerim Dardhishta, Zarije Jonuzi, Besfort Idrizi, Aida Alidemi, Visar Etemi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Beqir Nuredini & Albana Mustafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button