RMV, deri më 31 maj e hapur ekspozita që pasqyron mërzinë e izolimit të pandemisë

Ekspozita “Arti i mërzisë” është hapur nga ambasadori evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, shoqëruar nga ministrja e kulturës, Irena Stefoska, transmeton Portalb.mk.

“Ekspozita është frymëzuar nga izolimi që ka rezultuar nga mbyllja e nevojshme gjatë vitit të kaluar që në mënyrë të pashmangshme ka rezultuar në ndjenjën e mërzisë dhe monotonisë, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen në vete, çështjen e vetë-kontrollit dhe introspektimit”, njoftojnë nga zyra e BE-së në Shkup.

Ekspozita Arti i Merzise, organizuar nga zyra e BE-së në kopshtin e rezidencës në Shkup

Ministria e Kulturës sqaroi që ekspozita “Arti i Mërzisë përbëhet prej skulpturave dhe veprave tjera artistike të ekspozuara në kopshtin e ndërtesës së rezidencës.

Raportohet që në ekspozitë janë veprat e Petar Haxhi-Boskov, Gazafer Bajrami,  Margarita Kiseliçka, Sasho Sazdovski, Goce Nanevski, Monika Moteska, Filip Velkovski, Jasmina Glavinçe, Igor Tanevski, David Atanasovski, Antonio Pirkoski dhe Aleksandar Eftimovski.

Qytetarët mund të vizitojnë ekspozitën deri më 31 maj të këtij viti, fillimisht duke rezervuar kohën dhe biletat falas në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button