fbpx

Padi për 43 vjeçarin për uzurpim dhe ndërtim të paligjshëm të shtëpizës në Kodrën e Diellit

Qytetari nga Tetova është paditur për uzurpim dhe ndërtim të paligjshëm të vikend shtëpizës në tokë shtetërore në Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.mk.

“SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 43 vjeçarit A.R. nga Tetova për shkak dyshimeve për kryerjen e krimit uzurpimi i patundshmërisë dhe ndërtim i paligjshëm”, njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme.

Policia sqaroi që bëhet fjalë për një ndërtim gjatë vitit 2020 në Kodrën e Diellit, ku investitori pa dokumentacionin e nevojshëm, kishte filluar ndërtimin e vikend shtëpizave në tokë shtetërore.

“Më 11.01.2021, zyrtarë të autorizuar nga Kodra e Diellit vunë re punëtorë ndërtimi që kryenin punë ndërtimore në vendin e përmendur”, njoftojnë nga policia, duke sqaruar që në vendin e ngjarjes kishin dal edhe inspektorët nga SPB-Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button