RMV, Enti Shtetëror i Statistikave do t’i marrë të dhënat për rastet e reja me Covid-19

Enti shtetëror i statistikave nga java e ardhshme përmes sistemit “Termini im”, do t’i marrë në bazë ditore të gjitha rastet e të diagnostifikuarve të ri sipas komunave, që të mund të planifikohet mënyra e regjistrimit të tyre, deklaroi Jasmina Gjorgjieva nga ESHS, në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

Protokolli për regjistrim tha ajo, ka qenë i përgatitur në mënyrë intensive me Komisionin për Sëmundje Infektive. Ajo sqaroi edhe mënyrën sipas së cilës çdo regjistrues duhet të sillet para se të hyjë nëpër shtëpi.

“Duhet të mbajë maskë, ti dezinfektojë duart dhe laptopin dhe më pas të hyjë në amvisërinë tuaj. Kur të dalë nga amvisëria juaj do ta bëjë përsëri të njëjtën, kështu që vlerësojmë se duke i respektuar këto rregulla nuk ka arsye që të ketë dyshime se ndoshta dikush mund ta transmetojë virusin”, tha Gjorgjievska.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski informoi se fokusi është orientuar drejt asaj që të respektohen protokollet dhe të realizohet regjsitrimi.

Regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button