Po përgatitet draft ligj për rishpalljen e Matkës si monument i natyrës

Draft ligji për rishpalljen e kanjonit të Matkës për monument natyror është në përpunim dhe do të duhet të jetë gati gjatë dy tre muajve të ardhshëm. Nga Ministria e Ekologjisë informuan se procedura për mbrojtje vazhdon, pasi ky lokacion ka pritur 16 vite dhe në atë periudhë është përballur me një sërë uzurpimesh, ndërtime të paligjshme, shkatërrime dhe ndotje, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Kanjoni si monument i natyrës i shpallur në vitin 1994 me vendim që e ka miratuar Kuvendi i atëhershëm i Qytetit të Shkupi, por me sjelljen e ligjit për mbrojtje të natyrës në vitin 2004 të gjitha pjesët e vendit të mbrojtura sipas ligjeve të vjetra, duhet të rishpallen, me vërtetimin e kufijve dhe drejtuesit të zonës.

Me rishpalljen përfundimtare, lokacioni do të ketë menaxhues të ri, Qytetin e Shkupi, i cili do të jetë i obliguar të zbatojë masa dhe aktivitete për mbrojtje të vërtetë të vlerave të natyrës në Matkë.

Qyteti i Shkupit kah fundi i vitit të kaluar përfundoi revizionin e studimit për revalorizimin e Matkës, i cili ishte përpunuar që në vitin 2010 përmes projektit të UNDP-së, ndërsa vitin e kaluar, po ashtu përmes UNDP, përfundoi projekti për rishqyrtimin e kufirit të zonës mbrojtëse.

“Qyteti i Shkupi ka dorëzuar studimin për rivalorizimin e Matkës në ministri, pas çka filloi përgatitja e draft ligjit për rishpalljen e kanjonit të Matkës si monument të natyrës. Është planifikuar që në kuartalin e dytë të vitit ai të shpallet dhe të fillojë procedura për miratimin e tij”, informuan nga Ministria e Ekologjisë.

Prej aty informuan se, draft ligji do të publikohet në regjistrin e vetëm nacional elektronik të rregulloreve dhe në ueb faqe të ministrisë që të mund të dorëzohen komente, vërejtje dhe konsultime. Do të caktohet edhe debat publik pas së cilit ministria do të duhet të përpunojë edhe propozim ligjin për shpallen e Matkës në kategorinë monument të natyrës.

“Versionin përfundimtar i ligjit së bashku me raportin nga debati publik ministria duhet t’i drejtojë në Qeveri për miratim, pas çka miratimi final do të duhet ta bëjë Kuvendi”, thanë nga ministria.

Matka është një nga raritetet më të bukura natyrore në vend, është shtëpi e shumë specieve të rralla dhe endemike të bimëve e kafshëve, duke përfshirë shkabën egjiptiane dhe shkabën me kokë të bardhë (grifon), të cilat janë në listat e kuqe të specieve të rrezikuara. Megjithatë, veçoria e Matkës nuk ka qenë arsye që institucionet në dy vitet e fundit ta mbrojnë këtë monument. Shoqatat ekologjike vitin e kaluar kërkuan jo vetëm largim të platformave të egra dhe përgjegjësi penale për autorët, por edhe sanim të dëmeve dhe kthim të mjedisit në gjendjen e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button