Ish zv.ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani u emërua drejtor i Spitalit të Strugës

Ish zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Armend Arsllani është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Strugës, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Ministri pardje e shkarkoi drejtorin paraprak dr. Muhamed Asani.

Rasti i Asanit u denoncua nga një paciente nga Dibra, e cili gjatë lindjes cezariane, të cilën e kreu Asani në spitalin e Strugës mbeti pa mitër, vezore dhe veshkë, ndërsa mjeku të gjithë procesin e shtatzënisë e kreu në ordinancën “e egër” gjinekologjike në shtëpi.

Filipçe tha se ka marrë vendim për krijimin e një Komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale të ISHP SP Strugë.

“Në komision janë drejtorët e klinikave për Urologji, Gjinekologji, KARIL dhe të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. Komisioni ka për detyrë të mbikëqyrë punën profesionale të ISHP Strugë, lidhur me diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të pacientit”, tha paraprakisht Filipçe.

Rasti në fjalë u zbulua në janar, ku drejtori Spitalit të Strugës, Muhamed Asani, në ordinancën shtëpiake të cilën i ka kontrolluar pacientet. U konstatua se drejtori gjinekolog në shtëpi ka ordinancë të kompletuar gjinekologjike, e cila nuk ka qenë e regjistruar, nuk ka pasur leje për të punuar as dokumente për themelimin e ndërmarrjes. Për këtë rast, në Inspektorat ishin dërguar katër deklarata nga pacientet të cilat janë vulosur në noter, të cilët kanë konstatuar se mjeku në ordinancën e shtëpisë së vet ka kryer kontrolle pas orës 15:00. Një paciente në deklaratë ka theksuar se ajo e ka kontrolluar shtatzëninë e saj që përpara 8 viteve.

Për lëndën u ngrit iniciativë në Prokurori, ndërsa drejtori u thirr në bisedë në Qeveri, por vetëm tani është vendosur shkarkimi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button