Nëse është nevoja, do të ketë zgjatje të orës policore, tha Filipçe

Sot numri i të infektuarve të ri nga KOVID-19 është nën 1.000, presim që ditët e ardhshme situata të shkojë në atë drejtim dhe të stabilizohet, edhe ora policore e cila u vendos para 10 ditëve të japë rezultat, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Vlerësimet tona janë se këtë vikend dhe në fillim të javës së ardhshme do të shihen rezultatet nga ora policore deri në orën 22:00. E ndjekim situatën dhe jemi të gatshëm të rekomandojmë edhe restrikcione shtesë nëse ka nevojë për atë, por tani për tani nuk ka nevojë”, tha ministri.

Ministri shtoi se edhe përskaj asaj që këto ditë kemi rritje të nevojës për hospitalizim të të prekurve nga KOVID-19 ka vende në klinikat interne. Prej dje, qendrat-kovid janë hapur edhe në Klinikën e Kardiologjisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, por Filipçe tha se ajo është bërë me qëllim që të vend për çdo pacient.

Filipçe përsëriti se nga fillimi i javës së ardhshme do të bëhet analizë nga masat dhe situata, dhe në varësi prej asaj, hapi i radhës do të jetë shkurtimi i orarit të punës së objekteve hotelierike dhe zgjatje të orës policore.

Ndalesa për lëvizje për njerëzit në periudhë kohore prej orës 22 deri në orën 5 të mëngjesit ishte vendosur më 10 mars, ndërsa e njëjta duhet të përfundojë më 22 mars.

LEXO: Zyrtare: nga nesër orë policore në të gjithë territorin e RMV-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button