Agon Magic: Ja si kam arritur të bëj para nga Youtube (VIDEO)

Magjia është diçka atraktive me të cilën i zbavit njerëzit në çfardo kohe dhe moshe. Në vendin tonë shumë rrallë mund të gjesh dikë që e praktikon këtë. Por që Portalb-i siguroi një intervistë me të riun i cili ka arritur të njihet nga shumë njerëz përmes magjive. Agon Magic është nofka e të riut nga Kosova, i cili njihet si magjistari i vendit. E gjithë eksperienca e tij me magji filloi kur ai vendosi të hap një kanal në Youtube dhe aty filloi të njihet dhe të pëlqehet nga shumë njerëz. Tani Youtube-i është puna dhe rutina e tij ditore. Agoni ka 64.000 subscribers dhe në çdo video që ai publikon arrin të ketë me mijëra shikues.

“Magjinë ia nisa para shtatë viteve dhe gjithçka filloi duke parë video në Youtube, duke mësuar truqe nga aty. Një truk e shfaqa para gjithë shoqërisë dhe ata u befasuan. Kështu u inspirova që të vazhdoj të shoh video të tjera në Youtube dhe të mësoj truqe të reja. Pas një kohe fillova të njihem si magjistari i shkollës! Më vonë m’u kujtua që këto truqe që i bëj ti xhiroj dhe t’i publikoj në rrjetet sociale.” u shpreh Agoni.

Youtube është platforma ku shumë të rinj po përfitojnë një shumë të konsiderueshme parashë. Tani edhe Agoni ka arritur të fitojë para mjaftueshëm për t’i siguruar një jetë të mirë familjes së tij dhe vetes.

“Mënyra më e mirë për të pëfituar nga Youtube është të publikosh video sa më shpesh dhe videot të jenë sa më të gjata, të publikosh video të ndryshme që të mund secili ta gjejë veten në një video dhe të ndërtosh një komunitet. Por, më e rëndësishmja është që ky komunitet të të mbështesë gjatë gjithë kohës përpunën që ti bën!” tha Agoni.

Agoni e përmbylli intervistën me një thënie motivuese drejtuar të gjithë të rinjve:
“Ti mund të bësh gjithçka që ia vë mendjen ta bësh. Nëse keni ndonjë pasion, ndiqeni. Përderisa një gjë ju bën të ndjeheni mirë, atëherë ndiqeni!” e përmbylli Agon Magic.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button