ATO vitin e kaluar ndërmjetësoi në 853 ndjekje të komunikimeve

Gjatë vitit të kaluar, Agjencia Teknike Operative (ATO) për nevojat e organeve të autorizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërmjetësoi në 475 aktivizime të reja të masës për ndjekjen e komunikimeve dhe 378 vazhdime të kësaj mase, tregon raporti vjetor i ATO-s i dorëzuar për shqyrtim në Parlament, transmeton Portalb.mk.

Nga numri i përgjithshëm i masave të reja për përgjime me ndërmjetësim teknik të ATO-s, 321 ishin për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa 68 për nevojat e Prokurorisë Publike.

Vazhdim të masës për ndjekjen e komunikimeve, vitin e kaluar kishte në Ministrinë e Brendshme në 104 raste dhe tek Prokuroria Publike në 36 raste.

Gjatë vitit të kaluar, ATO zbatoi mbikëqyrje të rregullta dhe të jashtëzakonshme në punën e operatorëve në lidhje me përmbushjen e kushteve teknike, masave dhe standardeve të aplikuara.

“Projektet aktuale të ATO-s për përditësimin e sistemit për monitorimin e komunikimeve dhe punimeve që u zhvilluan për realizimin e tyre mundësuan hetim sistematik dhe mbikëqyrje të gjendjeve në elementët e rrjetit që janë pjesë e proceseve të ndjekjes së komunikimeve në operatorët” Telekom” dhe “A1 ” . “Gjithashtu, në vitin 2020, është bërë skrining i situatës në operatorët e telekomunikacionit “Telekabel” dhe “Neotel” për sa i përket kapacitetit për përgjigje të plotë ndaj detyrimeve ligjore”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button