Enti Shtetëror i Statistikave shpalli konkurs të ri për regjistrues rajonalë për ‘Regjistrimin 2021’

Enti Shtetëror i Statistikave shpalli përsëri konkurs për përzgjedhje të regjistruesve rajonalë për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave 2021, informojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Thirrja vlen vetëm për zonat ku ka mungesë të regjistruesve, me qëllim që të respektohet parimi që çdo vendbanim të ketë regjistrues lokal që njeh vendin dhe popullsinë që jeton atje, si dhe të ketë regjistrues të mjaftueshëm që mund të kryejnë procesin në gjuhët që janë të garantuara me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Konkursi do të zgjasë deri nesër, gjegjësisht deri më 20 mars 2021.

“Qeveria përfshihet në thirrjen EShS-së, të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kushtet të paraqiten në konkurs në dispozicion në linkun vijues:

https://popis2021.stat.gov.mk/konkursi/DopolnitelenKonkursZaPopisuvaci_3_mk.pdf.

“Në konkurs kanë të drejtë të paraqiten edhe kandidatët, të cilët janë paraqitur në thirrjet e mëparshme për regjistrues, por nuk mund të merrnin pjesë në testim. Prioritet në zbatimin e të gjitha fazave të regjistrimit është shëndeti i regjistruesve.  Për atë qëllim, është miratuar një Protokoll për masat preventive gjatë kryerjes së Regjistrimit, ndërsa me respektimin e vazhdueshëm të tij, regjistruesit dhe të gjithë qytetarët mund të jenë të sigurt se regjistrimi do të kryhet në mënyrë të sigurt”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Për angazhimin, personat do të marrin një tarifë të përshtatshme, e cila llogaritet bazuar në metodologjinë e vendosur tashmë nga EShS.

“Zbatimi me sukses i regjistrimit është një përparësi kryesore e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Pas 20 vjetësh, është detyrimi dhe përgjegjësia jonë të sigurojmë të dhëna përkatëse për popullsinë, familjet dhe strehimin, të dhëna që janë baza për krijimin e politikave që plotësojnë nevojat e të gjithë qytetarëve tanë”, thuhet më tej në deklaratën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button