Deputeti gjerman dha dorëheqje pas akuzave se mori dhjetëra mijëra euro për promovimin e Gruevskit

Deputeti gjerman Tobias Zech dha dorëheqjen të enjten mbrëma pasi gazeta Spiegel njoftoi se kishte marrë para për të lobuar për VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin, transmeton Portalb.mk.

“Sipas hulumtimit të SPIEGEL, deputeti i Bundestagut të CSU Tobias Zech punoi si PR për partinë e një politikani të korruptuar maqedonas,” thuhet në fillim të artikulli të gazetës gjermane.

Tutje Siegel raporton se Zech, deputet i CSU-së në Bundestagun gjerman si pjesë e bllokut konservator të kancelares Angela Merkel, mori një shumë pesë shifrore në vitin 2016 për shërbimet konsultuese nga partia e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Hungari për të shmangur shkuarjen në burg dhe tani jeton atje si azilant. Ai edhe personalisht punoi në promovimin e Gruevskit dhe në nëntor të vitit 2016, mori pjesë në një tubim parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së në Shkup.

Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së Marcus Blume përshëndeti dorëheqjen e Zech dhe për “Mynih Mercury” dEklaroi  se dorëheqja e tij ishte hapi më i duhur për të mos dëmtuar partinë. Blume shtoi se partia do të hetojë nëse Zeh kishte konflikt interesi me atë që ka punuar për Gruevskin.

Në mars të vitit 2017, VMRO-DPMNE-ja njoftoi se Gruevski kishte takim me Zech në Maltë, në të cilin ish-kryeministri dyshohet se kishte informuar deputetin gjerman për “Platformën e Tiranës” dhe protestat “Për Maqedoni të Përbashkët”

Sipas Deutsche Welles, që nga viti i kaluar, 39-vjeçari Zech ka qenë Kryetar i Këshilli të drejtorëve të kompanisë “FarmKan” (PharmCann Deutschland AG) dhe me të është i lidhur ngushtë me kultivimin e kanabisit në Maqedoni. Partneri i Zech në Shkup është Zllatko Keskovski, ish-zv/drejtor i DSK-së dhe shef i sigurisë i ish-presidentit Boris Trajkovski. Keskovski është shef i Këshillit Mbikëqyrës të “FarmKan Gjermani” dhe ka licencë për rritjen e kanabisit në Maqedoni.

Qëllimi është të “ndërtohet një rrjet shitjesh për Gjermaninë”, tha Zech.

Dorëheqja e Zech vjen në kohën më të keqe të mundshme për bllokun e Merkelit, i cili tashmë ka humbur tre deputetë për shkak të akuzave se deputetët konservatorë ishin përfshirë në një skandal korrupsioni në kontratat për sigurimin e maskave mjekësore.

Konservatorët pësuan rënie historike në zgjedhjet rajonale të së dielës, me votuesit të zemëruar për skandalin e maskave dhe të irrituar me rrjedhën e ngadaltë të vaksinimit kundër covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button