fbpx

Rezistenca lokale detyroi qeverinë të ndalojë përkohësisht shfrytëzimin e rërës në Konjare të Mesme

Banorët prej vitesh u dërgojnë letra institucioneve kompetente dhe protestojnë masivisht me kërkesa për shfuqizimin e koncesionit, pasi kanë frikë nga përmbytjet dhe ndotja e ujërave nëntokësore. Javën e kaluar, dy ditë bllokuan autostradën Miladinovc-Shtip, me pretendimin se përkundër inspektimeve të vazhdueshme të Inspektoratit për mjedis jetësor, koncesioneri në mënyrë të pakontrolluar transportonte rërë nga lokacioni, transmeton Portalb.mk.

Qeveria, në seancën e sotme vendosi të ndalojë përkohësisht shfrytëzimin e rërës dhe zhavorrit në Konjare të Mesme të Shkupit. Kjo do të thotë që koncesionari nuk duhet të eksportojë lëndë të para minerale nga fusha nën koncesion derisa Inspektorati Shtetëror të mos vendosë për rregullsinë e koncesionit.

“Qeveria ka vendosur të ndalojë përkohësisht shfrytëzimin e zhavorrit nga lumi Pçinja në zonën e fshatit Konjarë e Mesme përderisa zgjat inspektimit i Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin jetësor për shkak të indikacioneve të popullsisë që nxjerrja e zhavorrit kryhet jashtë koncesionit dhe përderisa nuk sillet “vendimi në përputhje me gjetjet e inspektoratit kompetent”, njoftuan nga Qeveria.

Pas gjetjeve fillestare të Entit për Punë Hidrometeorologjike, që kufijtë e koncesionit janë në zonën e përmbytjes së lumit Pçinja, Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor (IShMJ) njoftoi se do të bëhet një elaborat i ri.

IShMJ angazhoi një kompani të autorizuar gjeodezike dhe, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme muajin e kaluar, më në fund bëri matjet në terren në vendin në Konjarë të Mesme, ku me vite të tëra bëhet gërmimi i rërës dhe zhavorrit.

Por, përkundër verifikimeve të vazhdueshme të Inspektoratit, popullata lokale paralajmëron se koncesioneri po nxjerr rërë dhe zhavorr në mënyrë të pakontrolluar. Ata në dy raste javën e kaluar, bllokuan autostradën Miladinovc-Shtip dhe kërkuan ndërprerjen e gërmimit derisa nuk deklarohet Inspektorati.

Rasti i gërmimit sipërfaqësor të rërës dhe zhavorrit në Konjarë të Mesme, Komuna e Petrovecit, është në fokusin e mediave, veçanërisht për shkak të kohezionit dhe reagimeve të ashpra të popullatës lokale që e kundërshton atë. Për vite me radhë, banorët u dërgojnë letra institucioneve kompetente dhe protestojnë masivisht, duke kërkuar heqjen e koncesionit. Protestat nuk u qetësuan as gjatë pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button