Gjermania, Franca, Bullgaria, Italia dhe Spanja do të vazhdojnë vaksinimin me ‘AstraZeneka’

Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Bullgaria kanë njoftuar se do të vazhdojnë imunizimin me vaksinën covid-19 të Oxford dhe AstraZenekas, pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se është e sigurt dhe efektive dhe nuk ka asnjë lidhje me rritjen e rrezikut të shfaqjes së ngjarjeve tromboembolike, siç mpiksjet e gjakut. Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Bullgaria do të vazhdojnë vaksinimin nga nesër, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Hollanda nga java tjetër, transmeton Portalb.mk.

EMA bëri vlerësim të sigurisë së vaksinës pasi 13 vende të BE-së ndaluan përkohësisht përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore, gjegjësisht për shkak të raporteve që e njëjta shkakton trombozë, që çoi edhe në disa raste vdekjesh.

Bullgaria do të vazhdojë vaksinimin me AstraZenekan duke filluar që nesër. Kreu i Agjencisë bullgare të Shëndetësisë tha se hetimi mbi vdekjen e një gruaje që vdiq pasi u vaksinua me AstraZeneka nuk u konfirmoi lidhje të drejtpërdrejtë me imunizimin.

Bullgaria ka rreth 100.000 doza të vaksinës, të cilat i mori para se të ndalonte përkohësisht vaksinimin të premten e kaluar. Me 350.700 të vaksinuar nga 7 milion njerëz, Bullgaria është vendi me më pak të vaksinuar në BE.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje sot vendeve të vazhdojnë përdorimin e vaksinës, ndërsa do të duhet të publikojë edhe raport hulumtimit tët saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button