Iniesta: Bayern ekipi i duhur për Guardiolën

Mesfushori i Barcelonës, Andres Inesta është i bindur se Pep Guardiola është një goditje e mirë për Bajern Mynih, duke theksuar se trajneri i suksesshëm është zgjidhja e duhur për bavarezët. Ish trajneri i Barcelonës firmosi kontratë tre vjecare në “Allianz Arena” për të zëvendësuar Jupp Heynckes, duke nisur nga muaji Korrik.

Andres Inesta:

“Jam i lumtur për Pep. Është e rëndësishme për futbollin dhe për atë vetë që një trajner i tillë të kthehet të stërvisë një klub. Ai do të përpiqet që lojtarët e tij të përshtaten sipas stilit të tij. Bayern ka disa lojtarë të mëdhenj. Mendoj se Pep do të vendosë stilin e tij. Stili i lojës së Bayern është i njëjtë me atë të Barcelonës. Mbajtja e topit është shumë e rëndësishme, për më tepër që ata kanë një numër të lartë futbollistësh të nivelit të lartë”.

Inesta tregon dhe sekretin e punës së Guardiolës, fizionomia e të cilit bazohet në seriozitetin në punë.

“Pep jep gjithmonë 100 % në atë që bën. Ai është i lidhur me futbollistët e tij, si në fushë dhe jashtë saj. Do të jetë dicka e mirë për futbollistët e Bayern. Edhe tifozët mund të mbështeten tek ai, dicka e mirë do t’u ndodhë. Nuk pres vështirësi. Ai është në krye të një klubi madhështor dhe do të përpiqet të fitojë respektin e njerëzve. Nuk kam dyshime që ai do të jetë i suksesshëm”.

Momentalisht Guardiola po shijon pushimet e gjata, pas largimit nga Barcelona në fundin e sezonit të kaluar. Në Korrik trajneri spanjoll do të zëvendësojë Jup Heinkes, i cili deklaroi tërheqjen nga trajnimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button