Shekerinska në Lubjanë: Sllovenia me këshillat e saj na tregoi rrugën për në NATO

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot qëndron për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Sllovenisë, ku u prit me nderimet më të larta nga nikoqiri i saj, ministri slloven i Mbrojtjes Matej Tonin, njofton Portalb.mk.

Dy ministrat patën një takim tet-a-tet që më pas vazhdoi me një takim të dy delegacioneve, ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe iniciativat e sigurisë rajonale.

Pas takimeve, dy ministrat dhanë deklarata për mediat në të cilat ata shprehën mbështetjen e ndërsjellë dhe tjeksuan planet për bashkëpunim në të ardhmen.

„Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut u transferuan edhe në mbrojtje. “Ne tashmë kemi nënshkruar marrëveshjen për vitin 2021 dhe kemi parashikuar aktivitete që premtojnë bashkëpunim dinamik, kryesisht në trajnime dhe ushtrime, stërvitje, por edhe në zhvillimin e aftësive tona të NATO-s, gjë që është me shumë rëndësi për ne,” tha Shekerinska.

Ministrja falënderoi Slloveninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe shprehu pritjen që mbështetja për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE do të jetë aq e lartë sa ishte për NATO.

“Për disa ditë, Zyra e NATO-s në Shkup, e cila për një kohë të gjatë ishte nën menaxhimin dhe mentorimin e Sllovenisë, do të na përshëndesë për herë të fundit me një mesazh se misioni u përfundua me sukses, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e NATO-s “, tha ajo.

Sekerinska tha se të dy vendet festojnë 30 vjetorin e pavarësisë këtë vit dhe uroi qytetarët slloven dhe ministrin Tonin me këtë rast.

Ministri slloven i Mbrojtjes Tonin tha se takimi i sotëm ishte i suksesshëm dhe se rezultoi në një përfundim mbi mirëmbajtjen e përbashkët të automjeteve luftarake dhe pjesëmarrjen e përbashkët në misionet e NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë theksoi, siç tha ai, guximin e Qeverisë në arritjen e një kompromisi me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE dhe vuri në dukje se presidenca sllovene me Unionin do ta shprehë qartë këtë pozicion.

Delegacioni  në Slloveni gjithashtu vizitoi Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Krizave dhe u njoh me rolin dhe funksionimin e saj gjatë kohës së krizës.

Në pjesën pasdite të vizitës, Shekerinska do të takohet me presidentin slloven Borut Pahor dhe Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes, si dhe do të vizitojë Qendrën për Luftë Malore të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button