RMV, mbi 1.2 milionë denarë investim për restaurimin e kishës “Shën Gjergji Fitimtar”

Në kishën “Shën Gjergji Fitimtar” do të investohen 1,250,000 denarë, kryesisht nga Minitria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, për ruajtjen dhe restaurimin e këtij objekti, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet janë siguruar nga Ministria e Kulturës, ndërsa projektet do të realizohen nga Qendra kombëtare për konservim në Shkup. Për mbrojtje direkte, projekti për konservim dhe restaurim të pikturave murale, janë ndarë 1 milion denarë për kishën “Shën Gjergji Fitimtar” në fshatin Mlado Nagoriçane”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Ministria njoftoi që për konservim dhe restaurim të 20 ikonave dhe për konstruksionin e ikonostaseve në këtë kishë, janë të ndarë 250 000 denarë nga Komuna Staro Nagoriçane. Kisha vlerësohet të jetë e vjetër nga shekulli XVI.

Gjithashtu do të bëhen investime nga Ministria e Kulturws edhe në “Shën e Premtja” në fshatin Suv Orah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button