RMV, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy shtetasve të Kosovës për shkelje të orës policore

Dy shtetas të Kosovës dyshohen që dje në mbrëmje nuk kanë respektuar orën policore në Maqedoninë e Veriut, për çka Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Publike në Veles deri te Gjykata Themelore e Velesit ka paraqitur aktakuzë ndaj dy personave, shtetas të Kosovës, për kryerjen e veprës penale – Mosveprim në bazë të protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë, në bazë të nenit 206 të Kodit Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që dy shtetasit në oa 23:05, janë evidentuar nga policia në pikepagesën Otovicë, derisa po lëviznin me automobile në autostradën E-75.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se kufizimin për lëvizje nuk e kanë respektuar 23 persona, ndërsa për masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 455 shkelje.

Ndërkohë,Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 11 mars miratoi vendimin në lidhje me përjashtimet të cilat kanë të bëjnë me lejet për lëvizje gjatë kohës së orës policore. Sipas vendimit, do t’u lejohet qarkullimi operatorëve ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, nëse për mallin është dhënë dokument transportues T1 ose TIR, ose dokument të shoqëruar transportues IPD.

Ndryshe më 10 mars ka hyrë në fuqi ora policore, e cila do të zgjasë deri më 22 mars në orar prej 22:00 deri në 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button