RMV, është lëshuar në funksion platforma me informacione për procesin e vaksinimit

Sot është lëshuar në funksion platforma online kovid19vakcinacija.mk, ku qytetarët do të mund të informohen për vaksinat, procesin dhe fazat e vaksinimit, informoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha përgjigjet për pyetjet më të shpeshta në lidhje me vaksinimin janë përmbledhur dhe janë në dispozicion në këtë platformë. Përmes kësaj faqeje mund ketë qasje në aplikacionin për shprehjen e interesit për vaksinim kundër KOVID-19 “vakcinacija.mk“, informon Ministria e Shëndetësisë.

Imunizimi, thonë nga kjo Ministri, është proces i sigurt dhe efektiv dhe është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe shpëtimin e jetëve.

“Sot në dispozicion ka vaksina për mbi 20 sëmundje që shpëtojnë miliona jetë në të gjithë botën. Të gjitha vaksinat kundër Covid-19 janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe janë armë e fuqishme globale për t’i dhënë fund pandemisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button