Bujar Osmani në Spanjë, tema kryesore – eurointegrimet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot po qëndron për vizitë Spanjën, ku në takimet zyrtare fokusi do të jetë në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe perspektivat evropiane të Maqedonisë, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Portalb.mk.

Osmani në Madrid do të takohet me ministren spanjolle të Punëve të jashtme, Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimit Arança Gonzalez Laja. Në kuadër të vizitës së tij në Spanjë, Osmani do të takohet edhe me Aurora Mejia, drejtore për Bashkimin Evropian dhe këshilltare kryesore e Kabinetit të Kryeministrit Pedro Sançez dhe me kryetarin e Komisionit për marrëdhënieve të jashtme të Senatit, Antonio Gutierrez Limonesi. Është paraparë gjithashtu një takim me drejtorin e Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili. Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë takime të ndara me përfaqësuesit e diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Spanjë.

Osmani paraprakisht ishte në Zvicër, ku me ministrin federal të Punëve të Jashtme, Ignacio Cassis, bisedoi për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa u takua edhe me përfaqësuesit e shoqatave civile dhe anëtarët e diasporës sonë, të cilëve iu kërkua të marrin pjesë në regjistrimi i popullsisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button