Komuna e Çairit ende nuk i ka dorëzuar kërkesat e përpunuara për ndërtimin e garazheve në kate

Komuna e Çairit ende nuk ia ka dorëzuar Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve kërkesat për garazhet në kate. Edhe pse nga kjo komunë, premtuan se këtë do ta bëjnë në fillim të muajit mars, pasi paraprakisht ministria i kishte kthyer mbrapa kërkesat sepse kanë pasur gabime, ata nuk kanë dërguar sërish kërkesat e përpunuara.

Portalb.mk bëri përpjekje disa ditë që të kontaktojë me zyrtarë të Komunës së Çairit për t’i pyetur se çfarë ka ndodhur më këto kërkesa dhe nëse janë dërguar sërish në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, megjithatë ata nuk i janë përgjigjur pyetjeve të mediumit tonë.

Por nga ministria, konfirmuan për Portalb.mk se nuk kanë pranuar kërkesat e përpunuara.

“Nuk ka arritur asnjë veprim i ndërmarrë pas vërejtjeve”, thanë nga ministria.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka kthyer mbrapa kërkesat e para të Komunës së Çairit për planet e detajuara urbanistike për ndërtimin e dy garazheve në kate në territorin e kësaj komune, për shkak se të njëjtat nuk kanë qenë në përputhje me ligjin.

Nga komuna pretendojnë se kërkesat fillimisht ishin kthyer nga ministria në fjalë, për shkak të disa problemeve teknike dhe jo se ato nuk kanë qenë në përputhje me ligjin.

Ata shtuan se, në pajtim me të njëjtat tashmë është vepruar nga ana e përpiluesit dhe gjatë ditëve të para të muajit mars, do ta dorëzojnë sërish kërkesën e përpunuar.

Në “Kontratën” e tij, Ganiu kishte parashikuar buxhet prej 1,156,293,957,00 denarë (18.8 milionë euro) për ndërtimin e 4 garazheve në kate në territorin e kësaj komune.

Ai kishte premtuar se do të ndërtohen garazhe në kate në “Saat Kullë”, për çka kishte parapara buxhet pre 176,668,200 denarë, (2,8 mln euro) garazh në kate te Teatri Shqiptar, ku kishte paraparë buxhet prej 112,455,000 denarë (1.8 mln euro). Garazhe në kate po ashtu, ishin premtuar edhe te Sheshi Skënderbeu dhe te “Çairçanja”, për të cilat ishte paraparë buxhet prej 786,169,857 denarë (12,7 mln euro) dhe 81,000,000 denarë (1,3 mln euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button