Për tre javë, 3 deponi të vogla incizoi Portalb në “Lagjen e Studentëve”, Tetovë (VIDEO)

Afër dy universiteteve dhe dy shkollave të mesme, parku i cili ndodhet në oborrin e Shkollës së Mesme “Mosha Pijade” në Tetovë përmes së cilit kalojnë çdo ditë studentë dhe nxënës, ishte i mbushur me mbeturina dhe qen endacak. Aktivistja e Lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”, Elmedina Abdullai për Portalb.mk tha se shpesh herë ndjehet e turpëruar kur vijnë vizitorë nga jashtë dhe shohin se me çfarë fotografie përballen çdo ditë studentët e Tetovës.

Në lagjen në të cilin Portalb.mk për 20 ditë ka incizuar tre deponi të vogla jetojnë kryesisht studentë të rinj të qyteteve të ndryshme të RMV-së dhe jashtë saj, të cilët kanë ardhur për studime në Tetovë.

Abdullai nga Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” potencoi faktin e mungesës së vetëdijes së përgjithshme ekologjike, megjithatë, ajo shtoi se e gjithë përgjegjësia për këtë i shkon autoriteteve komunale dhe institucioneve përkatëse që kanë për detyrë të dënojnë ndotësit.

Elmedina Abdullai nga Lëvizja "Nëna dh Fëmija".
Elmedina Abdullai nga Lëvizja “Nëna dh Fëmija”.

“Është mëkat që në një hapësirë që janë dy universitete dhe dy shkolla të mesme të jemi në këtë gjendje të mjerueshme, të palakmueshme. Është turp kur na vijnë vizitorë nga jashtë dhe e shohin se ku në fakt studentët tanë qarkullojnë. Unë nuk kam dyshim që mungon edhe vetëdija ekologjike dhe që njerëzit mund të sillen edhe më mirë por me asnjë hezitim mund të them se institucionet e kanë përgjegjësinë më të madhe sepse në qoftë se diçka nuk funksionin mirë duhet të ndërmerren masa konkrete, në këtë rast duhet të ndryshohet mënyra se si ata organizohen dhe në qoftë se në të vërtetë mendojnë se njerëzit janë të pakujdesshëm duhet të dënohen. Përsëri instrumentet ikanë ata në dorë dhe ata mund të bëjnë ndryshime. Gjatë udhëtimit shpi-punë shoh që ka persona të cilët pastrojnë, por ata pastrojnë vetëm rrugën ndërsa pjesa tjetër nuk kam parë të pastrohet” tha Elmedina Abdullai, eko-aktiviste e Lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”.

Sipas saj, Komuna e Tetovës ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave dhe jo vetëm, Abdullai tha se në Tetovë i gjithë qyteti është i ngulfatur nga mbeturinat dhe janë në çdo cep të qytet, për këtë, askush nuk ndërmerr masa.

“Nuk mendoj se është vetëm në këtë hapësirë është ky problem, i gjithë qyteti është i ngulfatur nga mbeturinat, kudo që të qarkullojmë është mbushur me mbeturina dhe e shohim, është me të vërtetë mëkat që të shohësh se rinia qarkullon në këtë vend. Pastaj na ikin të rinjtë, na ikin sepse janë të lodhur me këtë fotografi çdo ditë që e shohin, ka një problem serioz komuna me menaxhimin e mbeturinave ashtu siç ka problem në shumë sfera tjera” shtoi Abdullai.

Tentuam të kontaktojmë me udhëheqësin e Ndërmarrjes Publike “Tetova”, Xhelal Ceka i cili ka për kompetencë menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, megjithatë ky i fundit vendosi të mos prëgjigjet në pyetjet e Portalb.mk.

20 ditë, një lagje, tre deponi të vogla ka kapur kamera e Portalb.mk

Dy javë më herët publikuam lajmin në të cilin shihej një grumbuj mbeturinash të papastruara në të njëjtën lagje, e cila banohet kryesisht nga studentë dhe ndodhet dy minuta afër universiteteve dhe dy shkollave të mesme.

Rikujtojmë se pas lajmit tonë dhe denoncimit të deponisë së vogël në Inspektoratin e Ambientit Jetësor, ai vend u pastrua, por jo dhe cepat e trotuarit.

Grumbuj mbeturinash afër UT dhe UEJL në Tetovë.
Grumbuj mbeturinash afër UT dhe UEJL në Tetovë.

Ndërkaq, dhjetë ditë më herët intervistuam një nga studentët i cili jeton në “Lagjen e Studentëve” e cila ndodhet në të njëjtën rrugë dhe vetëm dy minuta afër universiteteve, gjendja në atë pjesë ishte e mjerueshme, e mbushur me mbeturina, me qen endacak, përdorues të drogës dhe pa ndriçim publik.

“E kemi shumë problem që të kalojmë rrugën këndej, fakultetin e kemi 2-3 minuta afër dhe jemi të detyruar që çdo ditë të kalojmë këtu për të shkuar në fakultet dhe siç po shihet rruga është thuajse e pakalueshme sepse nuk është e rregulluar. Ka mbeturina, sidomos kur ka shi dhe borë, këtu vendi është i pakalueshëm. Prej mbeturinave nganjëherë edhe kundërmon vendi për shkak të erës së keqe” tha Lum Krasniqi, student në Tetovë.

“Lagjja e Studentëve”, Tetovë.
“Lagjja e Studentëve”, Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button