Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër: Eliminimi i qymyrit do të heqë burimin më të madh individual të ndotjes së ajrit

Djegia e qymyrit është burimi më i madh individual i ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor, kurse termocentralet kryesojnë me djegien. Kompanitë që i menaxhojnë ato, dhe vendet në rajon, nuk janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret për gazrat e dëmshëm, gjë që çon në mosmarrëveshje, siç janë rastet e shkeljeve brenda Komunitetit energjetik, tregojnë eko-organizatat ballkanike në një deklaratë që është pjesë e fushatës “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”, transmeton Portalb.mk.

“Dioksidi i squfurit, metalet e rënda dhe ndotës të tjerë rrezikojnë shëndetin publik në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu udhëtojnë shumë më larg. Nga gjithsej 3.906 vdekjesh të parakohshme në vitin 2016 të cilat u atribuohen efekteve të termocentraleve në rajon, 2.013 ndodhën në Bashkimin Evropian, 1.239 në rajon dhe pjesa tjetër në vende tjera”, thuhet në letrën drejtuar mediave të Ballkanit të Bashkuar për ajër të pastër, nga ku kujtojnë se përveç në industri, qymyri përdoret edhe në amvisëri, madje edhe në impiantet e ngrohjes.

Siç është theksuar, eliminimi i kësaj lënde djegëse fosile do të heqë burimin më të madh individual të ndotjes së ajrit në Ballkanin Perëndimor. BE-ja po heq dorë nga qymyri dhe po stimulon përdorimin e teknologjive të pastra në industri për të arritur emetime neto-zero të karbonit deri në vitin 2050, duke ndihmuar kështu në lehtësimin e ngrohjes globale.

Aktivistët për ambientin kujtojnë se vendet në rajon i pranuan këto qëllime kur nënshkruan Deklaratën e Sofjes në nëntor të vitit 2020, e cila hap rrugën për grante dhe mbështetje financiare të përcaktuar nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në vend të ndërtimit ose riparimit të termocentraleve, fondet e buxhetit mund të destinohen për programe sociale dhe rikualifikimin e punëtorëve, si dhe për instalimin e paneleve diellore në minierat e qymyrit për të kompensuar pajisjet e gjenerimit të energjisë që po mbyllen”, thuhet në kumtesë.

“Transformimi në industri le të jetë më i gjelëbri në Evropë,” kërkojnë aktivistët mjedisorë, duke u bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e fushatës, siç thonë ata, “me qëllim që të shuhet qymyri dhe të kyçet dielli“.

Pjesëmarrësit në fushatën “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër” përkushtohen për mbylljen në kohë të termocentraleve me qymyr, si dhe uljen e menjëhershme të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga industria e rëndë mbi nivelet e parashikuara. Qytetarëve u kërkohet të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes kur bëhet fjalë për lejet ekologjike(dhe të tjera) për kapacitetet prodhuese.

Mes tjerash, ata tregojnë për faktin se pa përfshirje të çfarëdoshme të publikut në shpërndarjen e parave të taksapaguesve, vendet në rajon paguan gjithsej 72.7 milion euro subvencione direkte në vitin 2019 për kompanitë që prodhojnë energji elektrike nga qymyri dhe siguruan garanci kredie me vlerë 2.15 miliardë euro.

Fushata “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër” u iniciua nga Fondi Evropian për Ballkanin, në partneritet me E drejta për qytetin e Beogradit (Serbi), Institutin për mjedis jetësor dhe administrimit territorial të Tiranës (Shqipëri), Ekoforum nga Zenica edhe për ekologji dhe energji nga Tuzlës (Bosnjë dhe Hercegovinë), Sbunker nga Prishtina (Kosovë), AirCare / MojVozduh nga Shkupi (Maqedonia e Veriut) dhe OZON nga Podgorica (Mali i Zi).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button