RMV, 23 persona nuk respektuan orën policore, 455 shkelje për mos-mbajtjen e maskës

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se kufizimin për lëvizje nuk e kanë respektuar 23 persona, ndërsa për masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 455 shkelje, transmeton Portalb.mk.

“Nga ora 22:00 (17.03. 2021) deri në orën 5 të mëngjesit (18.03.2021) është konstatuar se 23 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje. Gjatë 24 orëve të kaluara (17/18.03.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 455 shkelje”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria në mënyrë së bashku të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Kovid 19.

Ndërkohë,Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 11 mars miratoi vendimin në lidhje me përjashtimet të cilat kanë të bëjnë me lejet për lëvizje gjatë kohës së orës policore. Sipas vendimit, do t’u lejohet qarkullimi operatorëve ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, nëse për mallin është dhënë dokument transportues T1 ose TIR, ose dokument të shoqëruar transportues IPD.

Ndryshe më 10 mars ka hyrë në fuqi ora policore, e cila do të zgjasë deri më 22 mars në orar prej 22:00 deri në 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button