Propozimet për zvogëlim të korrupsionit në prokurimet publike janë parashtruar, mbetet të shihet zbatimi

Prokurimet publike janë burim korrupsioni dhe e dëmtojnë sundimin e të drejtës, theksoi ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop në ngjarjen e djeshme “Prezantim i propozimeve për zvogëlim të korrupsionit në prokurimet publike dhe avancim i mënyrës së zbatimit të tyre” të organizuar nga Qendra për Komunikime Civile (QKC), transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi që eliminimi i korrupsionit në prokurimet publike është një nga reformat që duhet të ndërmerret në procesin e negociatave për anëtarësim në BE veçanërisht me metodologjinë e re, ndërsa nga kjo do të varet edhe cilësia e jetës së qytetarëve.

“Qeveria ndërmerr pjesë të madhe nga 17 rekomandimet për zvogëlimin e korrupsionit në prokurimet publike dhe avancim të mënyrës së zbatimit të tyre në Planin aksional për luftë kundër korrupsionit. Nevojitet të zhvillohet mekanizëm për vendosje të integritetit dhe kontrollit,”tha Jan Kop.

German Fillkov nga QKC theksoi që me prokurime publike të mira, efikase e të pastra përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve dhe kompanive. Dhe shumë është me rëndësi, në periudhën e ardhshme të aplikohen rekomandimet që janë dhënë, për t’u parë efektet.

Sabina Fakiq nga QKC theksoi që rekomandimet janë të ndara në katër segmentet dhe kanë të bëjnë me fuqizimin e integritetit dhe identifikimin e rreziqeve nga korrupsioni, përmirësimin e procesit dhe të planeve për prokurime publike, rritjen e transparencës si sanksionim.

“70% të ndërmarrjeve asnjëherë nuk kanë bërë vlerësim të rreziqeve nga korrupsioni, nuk kanë pasur procedurë penale as disiplinore për shkelje të caktuara. Nuk është punuar në parandalim dhe eliminim të korrupsionit. Pastaj, shumë është e rëndësishme të përkufizohen obligimet e atyre që janë të kyçur në procesin e prokurimeve publike duke filluar nga punonjësit deri te bashkëpunëtorët e jashtëm. Përkatësisht, ka nevojë të përpilohen politika interne për prokurime publike. Sipas mundësisë, te ndërmarrjet e mëdha nevojitet rotacion i anëtarëve të komisioneve për prokurime publike, të vlerësohet integriteti i tyre, mundësi për konflikt interesash,” tha Fakiq gjatë prezantimit të masave që janë të propozuara.

Ajo që gjithashtu rekomandohet është monitorim i konkurrencës gjatë prokurimeve publike, ndërmarrjet të përqendrohen në numrin mesatar të ofertuesve, të bëhet analizë e distribuimit të shërbimeve, të çmimeve dhe shpenzimeve.

“Në disa situata, prokurimet publike lidhen me çmime shumë më të larta nga çmimi tregut,”shtoi Fakiq.

Një nga rekomandimet është edhe përmirësimi i përqindjes së zbatimit të prokurimeve publike, për shkak se realizimi mesatar i prokurimeve publike të planifikuara në vitin 2019 ka qenë 54%.

“Realizimi i dobët i prokurimeve publike të planifikuara duhet të përmirësohet nëpërmjet procesit të punës për planifikim, zgjedhjes përkatëse të lëndëve në tenderë, vlerës së tyre,” tha Fakiq.

Lidhur me transparencën në procesin e zbatimit të prokurimeve publike rekomandohet nënshkrimi i marrëveshjeve pa konkurs publik të ulet në minimum, ankandi elektronike është lëndë e kritikave dhe së këtejmi të përdoret vetëm për procedura të caktuara, të respektohet afati ligjor për anulim të procedurave të tenderit dhe tenderët të mos anulohen shpesh, shpallje publike e procesverbaleve nga ofertat e parashtruara të tenderit, për shkak se shpesh ndodh të ketë dy deri tre oferta në një tender, nga firma gjoja të ndryshme, ndërsa ato paraprakisht kanë bërë marrëveshje të ndërsjellë.

Përshtypja e opinionit është që thuajse edhe nuk ka përfundime gjyqësore dhe dënime për ata që bëjnë korrupsion në marrëveshjet për tenderë dhe së këtejmi masat për sanksionim të korrupsionit në prokurimet publike janë një nga masat e propozuara përkatësisht të fillojë funksionimi i aktgjykimeve të plotfuqishme dhe sanksionet për ata që bëjnë korrupsion.

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve publike dhe shoqatat e aksionarëve të themeluara nga Qeveria dhe komunat vlerësohet të jetë 145 dhe ato gjenerojnë të ardhura prej 800 milionë euro me çka marrin pjesë me 7% të BPV-së, 10% prej tyre kanë obligim për zbatim të Ligjit për prokurime publike. Vlera e përgjithshme e marrëveshjeve të nënshkruara për prokurime publike është 300 milionë euro, që është një e treta e të gjitha prokurimeve publike.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska tha që duke i pasur parasysh të gjitha këto shifra, potenciali për korrupsion është shumë i madh për shkak se faktori njeri është kyç në vlerësimin e vlerës së tenderëve, në kriteret për vlerësimin e ofertuesve, koncentrimin e prokurimeve publike vetëm te disa firma, procedurën jo transparente, çmimet e larta pa arsye në krahasim me ato të tregut.

Ajo theksoi që një nga masat për parandalim të korrupsioni është nëse monitorohen donatorët e partive politike gjatë zgjedhjeve nëpërmjet llogarive bankare dhe lidhjes së tyre me firmat që i fitojnë tenderët.

Rekomandimet për zvogëlimin e korrupsionit në prokurimet publike dhe avancimi i mënyrës së zbatimit të tyre nga ana e QKC-së kanë rezultuar nga analiza e thellë mbi 37 ndërmarrje publike të themeluara nga Qeveria, komunat Gostivar, Kavadar, Strugë dhe Qyteti Shkup.

Projekti është në suaza të “Drejt ndërmarrjeve publike të përgjegjshme” që e zbaton Qendra për komunikime qytetare me ndihmë financaire nga Mbretëria e Holandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button