30 ditë paraburgim për nënën e djalit që u dogj i lidhur për krevati në Gostivar

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Gostivarit dje ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënën, djali i së cilës para dy ditësh humbi jetën në zjarrin që e ka kapluar banesën e tyre. Shpëtimi ka qenë i rënduar pasi që fëmija ka qenë i lidhur me zinxhir për krevati, mu nga nëna e tij, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të MIA-s nga Gjykata e Gostivait, nëna është dërguar në paraburgim në Shutkë. Tre fëmijët e vegjël janë dërguar në Qendrën për Punë Sociale të Gostivarit.

Sipas njohurive të para nga hetimi, nëna e ka lidhur tanimë fëmija i e ndjerë me zinxhir pasi që ka qenë agresiv. Pjesa tjetër e hetimit ka të bëjë me arsyet për shkaktimin e zjarrit në banesën e nënës nga Resnja, e cila e ka marrë me qira, pasi që ka ardhur në Gostivar.

Burrë të rritur nuk ka pasur me ata, pasi që fëmijët kanë qenë nga lidhje jashtëmartesore e nënës së akuzuar.

Qendra për Punë Sociale pardje kanë marrë vesh për këtë ngjarje tragjike. Nëna asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë, shtesë për fëmijë ose të drejta tjera nga shteti, as ka paraqitur probleme shëndetësore ose temperament, agresivitet, problem psikik të ndonjë fëmije, për çla ka qenë e padukshme për organet sociale jo vetëm në Resnjë, por kudo që ka jetuar me fëmijët. Paraprakisht për ato nuk ka pasur paraqitje as nga fqinjët, as nga MPB.

Drejtoresha e QPS Gostivar Magdalena Saveska ka deklaruar se me fëmijët punon një ekip nga personat profesional dhe se qëllimi kryesor është që përveç akomodimit, edhe ata të dalin sa më shpejtë nga trauma, të kthehen në përditshmëri dhe të fitojnë dashuri të përditshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button