Stejt Departamenti aprovoi shitje të 54 “Strajkerëve” ARM-së për 210 milionë dollarë

Departamenti i shtetit amerikan dje aprovoi shitje të 54 Autoblindave të lehta (ABL) “Strajker” për ARM-në, njoftuan Ministria e mbrojtjes së Maqedonisë dhe Agjencia amerikane për siguri në mbrojtje– DSCA. Shitja është pjesë e operacionit të madh për modernizim të ARM-së, në të cilën pjesë qendrore janë autoblindat “Strajker” dhe JLTV (Joint light tactical vehicle – automjet i lehtë taktik i përbashkët, v.j.), transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë:

“Ju informojmë që Departamenti i shtetit amerikan e aprovoi blerjen e 54 autoblindave të lehtë të tipit “STRYKER” nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për nevojat lidhur me modernizimin e Armatës së Maqedonisë në pajtim me standardet e NATO-s”.

Automjet komandues“Strajker” | Foto: General Dynamics Land Systems
Automjet komandues“Strajker” | Foto: General Dynamics Land Systems

Ata shtojnë që blerja në vlerë të përgjithshme prej rreth 210 milionë dollarë është vazhdim i projektit, tani më të filluar, shumëvjeçar (2019-2024) për blerje të Autoblindave të lehta (ABL) si projekt kryesor në Planin afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse (PAZHAM) për modernizim dhe pajisje të Armatës.

Ministria përkujton që projekti shumëvjeçar dhe modernizimi zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë e SHBA-së nëpërmjet programit Foreign military sales (FMS), “me ç’rast shfrytëzohen edhe fondet amerikane ERIP, CRIFF dhe programi 333 me çka pjesëmarrja e Qeverisë së SHBA-ve do të jetë rreth 20-25% të shumës së përgjithshme”.

“Projekti realizohet në formë të marrëveshjes “Qeveri me Qeveri” me Qeverinë e SHBA-ve dhe përfshin blerje nga dy kompani me renome në industrinë e armatimeve në SHBA edhe atë “Oshkosh Defense” dhe“General Dynamics Land Systems”. Tani më në rrjedhë është blerja e platformës JLTV nga kompania “Oshkosh Defense”, ndërsa deri tani janë inkuadruar të gjitha aranzhimet për blerje të përafërsisht 40 automjeteve nga kjo kompani”, thonë nga Ministria.

Në fazën e parë pritet të arrijnë rreth 20 “Strajkerë”, ndërsa dërgimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

“Me realizimin e këtij projekti për pajisje dhe modernizim të Armatës, krahas plotësimit të kërkesave për interoperabilitet, që rezultojnë nga NATO pakoja e qëllimeve të aftësive, mundësohet që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i projektojë dhe t’i mbrojë interesat e saj vitale dhe nacionale. Në njoftimin e Agjencisë amerikane për bashkëpunim në mbrojtje thuhet që prokurimi i propozuar, do ta përmirësojë sigurinë në aleatin në NATO, që është forcë e rëndësishme për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë, përkatësisht do ta përmirësojë aftësinë e Maqedonisë së Veriut të përgjigjet në rreziqet aktuale dhe të ardhshme me rritje të aftësive operative, qasjen e forcave dhe avancimin e bashkëpunimit ushtarak’”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Autoblinda “Strajker” nga Strajker Brigada e 56-të e Gardës Nacionale e SHBA-ve në ushtrimin “Goditje me vendosmëri” në Krivollak në vitin 2019 | Foto: Ministria e Mbrojtjes

Menjëherë pas vendimit të Stejt Departamentit, me komunikatë u lajmërua edhe DSCA amerikane:

“Departamenti i shtetit miratoi vendim për aprovim të shitjes së mundshme ushtarake jashtë shtetit, (Foreign Military Sale-FMF, v.j.) Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me autoblinda Strajker dhe pajisje shtesë për vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarë. Agjencia për bashkëpunim sigurie në mbrojtje – DSCA (Defense Security Cooperation Agency) sot e lëshoi vërtetimin e kërkuar me të cilin e njoftoi Kongresin për këtë shitje të mundshme”.

Në publikimin thuhet se Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar shitje të 54 autoblindave Strajker në konfiguracione М1126 Transportues i blinduar, М1130 automjet Komando dhe М1129 Transportues minahedhës (automjet për mbështetje me armëzjarri minahedhëse). Automjetet, thotë Agjencia, janë me pajisje shtojcë, servis dhe shërbime.

“Janë përfshirë edhe M2А1 mitralezë me kalibër .50 (12,7 mm), М6 hedhës të granatave me tym dhe pjesë shtesë rezervë; “Haris” radio, Stacion i përgjithshëm i telekomanduar për armëzjarri (Common Remote Operated Weapons Station – CROWS); GPS reciver modern; AN/VAS-5 dylbi të avancuara për shoferin; pjesë dhe komponentë rezervë; vegël speciale dhe pajisje për kontroll; publikime dhe udhëzime teknike; trajnim; përfaqësues për mirëbajtje në terren; shërbime inxhinierie, teknike dhe logjistike nga Qeveria e SHBA-së dhe realizuesit e saj dhe elemente tjera të lidhura me përkrahje programore dhe logjistike. Vlera e përllogaritur është 210 milionë dollarë”, thotë DSCA në komunikatë.

Bartësi kryesor i blerjes do të jetë Gjeneral Dynamics Land Systems(GDLlS), ndërsа automjetet do të jenë të prodhuara në fabrikën e vet në Londër, Ontario, në Kanada, prej nga edhe ka origjinën Strajkeri origjinal, variantë e LLAV-3 kanadez.

DSCA tregoi edhe çfarë stafi do të dërgohet nga prodhuesi dhe nga Qeveria amerikane në Maqedoni për përkrahje të automjeteve dhe trajnim të shoferëve dhe mekanikëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button