Shteti i zvogëlon obligimet ndaj kompanive për 72,4 milionë euro

Detyrimet e shtetit ndaj ekonomisë, që nga shtatori, kur Qeveria paralajmëroi pagesën e borxheve ndaj kompanive në bazë të  kthimit të TVSH-së dhe për punë kontraktuese, janë zvogëluar për 4,4 miliardë denarë ose 72,4 milionë euro.

Siç njoftoi Ministria e Financave, në mesin e shtatorit, kur filloi aksioni i pagesës, detyrimet në bazë të kthimit të TVSH-së dhe pagesës së punëve kontraktuese arrinin në 5.653.277.738 denarë ose 92 milionë euro. Me ditën e sotme, detyrimet e shtetit ndaj ekonomisë janë zvogëluar në  1.198.000.000  denarë, respektivisht në 19,5 milionë euro. Me këtë, detyrimet nga fillimi i pagesës janë zvogëluar për 4,4 miliardë denarë apo 72,4 milinë euro.

Kjo, siç thekson Ministria, tregon se pagesa zhvillohet në pajtim me dinamikën e konfirmuar dhe do të realizohet në afatin e premtuar, duke përfshirë edhe shkurtin.

Kjo masë qeveritare filloi të zbatohet në shtator të vitit të kaluar, me qëllim të përmirësimin e likuiditetit të firmave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button