Holandë, Mark Ruttes iu besua mandati i katërt si kryeministër

Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, fitoi më së shumti deputetë në zgjedhjet parlamentare, tregojnë parashikimet e fundit.

Fitorja i jep Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD, transmeton REL.

Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër.

Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë: 82.6 për qind.

Zgjedhjet janë parë edhe si referendum mbi masat e Qeverisë holandeze ndaj pandemisë COVID-19.

Më shumë se 16,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja në Holandë, ndërsa protestat kundër masave të bllokimit janë kthyer shpesh në dhunë.

Për të frenuar normën e lartë të infeksionit, Holanda ka në fuqi orën policore gjatë natës dhe ndalimin e tubimeve publike gjatë ditës.

Si rezultat, fushata zgjedhore është zhvilluar kryesisht përmes debateve televizive.

“Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë sime një votë të madhe besimi”, u tha Rutte gazetarëve.

Ai pranoi se “jo gjithçka ka shkuar mirë në dhjetë vjetët e fundit”, por tha se çështja kryesore në tryezë tani është rindërtimi i vendit pas pandemisë COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button