fbpx

Sportet në natyrë janë shtuar në Madrid gjatë pandemisë

Aktivitetet e sporteve amatore në natyrë janë shtuar në kryeqytetin spanjoll Madrid gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Madrid, një nga kryeqytetet më të prekur nga COVID-19 në Evropë, Parku i famshëm Retiro në qendër të qytetit ishte i mbushur me njerëz që bënin sport kur po afrohet pranvera.

Rafa, i cili po bën boks amator me mikun e tij në park, tha për Anadolu Agency (AA) se “Palestrat janë të hapura, por ka kufizime shumë serioze. Ne dëshironim të bënim trajnimin tonë këtu, duke përfituar nga moti i bukur. Jemi shumë më rehat jashtë”.

“Sigurisht, na ka munguar mjedisi i palestrave dhe stërvitjeve. Motivimi për të punuar në sallë është shumë i ndryshëm, por në kushtet e COVID-19, jashtë është më e sigurt”, shtoi ai.

Lourdes, e cila u jepte mësime sportive 12 grave mbi moshën 70-vjeç në park, tha se ajo vizitonte shtëpitë e të moshuarve për mësime sportive për të moshuarit përpara pandemisë, por se u ndalua vitin e kaluar.

“Ne jemi duke bërë orët tona në natyrë për rreth një muaj tani”, tha ajo, duke shtuar se kthimi në këto aktivitete në natyrë është me të vërtetë mirë.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, na ka munguar të shkojmë jashtë dhe të bëjmë sporte”, tha Pilar, 73-vjeç.

“Ju nuk mund të bëni asgjë në shtëpi. Prandaj doja të vija këtu. Është një ndjenjë shumë e bukur të bësh sport këtu, të shoh miqtë e mi. Gjëja më e vështirë është të bësh sport duke mbajtur maskë. Ajo të mbytë, por ne u mësuam”, shtoi Pilar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button