RMV, mijëra euro dënime për mosrespektimin e orës policore dhe izolimit shtëpiak

Dënimet për mosrespektimin e orës policore në Maqedoninë e Veriut vlerësohen 2 mijë euro në bazë të propozimit të Prokurorisë, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria e Shkupit ka propozuar dënimin e nëntë qytetarëve për shkeljen e orës policore, veprim i dënueshëm në bazë të paragrafit 1 të nenit 206 nga Kodi Penal. Prokurorët kanë propozuar nga 2 mijë euro dënime për çdo qytetarë që ka shkelur kufizimet. Dënimi përfshin 100 gjoba ditore nga 20 euro.

Në bazë të paragrafit 1 të nenit 206, dënime të njëjta ka propozuar edhe Prokuroria e Gostivarit për dy qytetarët, të cilët nuk kanë respektuar izolimin shtëpiak.

Prokuroria raportoi që njëri nga të akuzuarit, përkundër se kishte vendim për izolim shtëpiak, ai brenda javës kishte udhëtuar për në Gjermani përmes Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup.

Ora polciore në Maqedoninë e Veriut zgjat prej orës 22:00 deri të nesërmen në ora 05:00, ndërkohë në 24 orët e fundit, atë nuk e respektuan gjithsej 11 persona në gjithë vendin. Vitin e kaluar orën policore nuk e respektonin më shumë se një mijë persona gjatë muajit.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski njoftoi se ora policore do të vazhdojë të jetë në orarin e caktuar, gjegjësisht prej orës 22 deri në 05.

Në mbarë Maqedoninë e Veriut prej 10 marsit filloi ora policore e cila do të zgjatë deri në ora 05:00 me qëllim që të parandalohet shpërndarja e virusit KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button