Mbi 7 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut e morën shtetësinë e një vendi të BE-së, kryesisht atë italiane

Shtetet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2019-të kanë furnizuar me shtetësi 706 000 persona që kishin shtetësi të vendeve tjera, kryesisht vendet jashtë BE-së, transmeton Portalb.mk.

Eurostati njoftoi që në krye të listës gjendet Maroku me 66 800 shtetas që kanë marrë shtetësi të BE-së, e ndjekur nga Shqipëria me 41 700 shtetas, Britania e Madhe me 29 800 qytetarë, etj.

Spanja, Italia dhe Franca ishin ata që furnizuan 84% e shtetasve të Marokut me shtetësi, derisa Italia furnizoi 62.4% e shtetasve të Shqipërisë me shtetësi, ndërsa Greqia me 33.7%

Raportohet që Gjermania ka shpërndarë 19% të shtetësive, duke u llogaritur vendi që ka dhënë më së shumti, e ndjekur nga Italia me 18%, Franca 16%, Spanja 14 dhe Suedia me 9%.

Kosova përfaqësohet me 8047 qytetarë që morën shtetësi të BE-së, ndërsa Serbia 10.297 qytetarë, Bosnja e Hercegovina 6.977 qytetarë, derisa Maqedonia me 7 148 qytetarë. Shtetasit e RMV-së shtetësinë e morën në Itali (69.5%), Gjermani (11.9%), Austri (4.4), Suedi (2.9) dhe pjesa tjetër në vendet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button