RMV, 16 vjeçari u ftua në polici pasi në Tik-Tok publikoi videon me flamurin e shtetit, e cila u vlerësua si përdhosje

Djali 16 vjeçar nga Tetova u ftua në Sektorin për punë të brendshme, e cila vlerësoi që djaloshi ka publikuar video në rrjetet sociale duke e përdhosur flamurin e shtetit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë në tërësi e zbardhi rastin me përdhosjen e flamurit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e një djaloshi, i cili ka incizuar edhe video dhe pastaj e ka shpallur në rrjetin social Tik-Tok”, njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).

Policia paralajmëroi kallëzim penal në bazë të nenit 319 dhe 394 nga Kodi Penal, pas intervistës së realizuar në prani të prindit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button