Një vit nga Eduino platforma: Më meritorë mësimdhënësit të cilët krijuan resurse të përhershme për arsim

Platforma “Eduino” është resurs permanent që do të mund të përdoret edhe pas pandemisë, ndërsa mësimdhënësit janë përgjegjësit pa të cilët procesi i mësimit në distancë nuk do të ishte i suksesshëm. Ky është konkluzioni të cilin e ndanë të pranishmit në ngjarjen “Një vit nga Eduino” që u mbajt në platformën Zum, kurse në të cilën morrën pjesë ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, u.d. drejtor i Byrosë për zhvillim të arsimit Zeqirija Hasipi, ambasadorja e Britanisë së Madhe Rejçell Gallouej, Patricia Di Xhovani përfaqësuese e UNICEF-it dhe Aleksandar Llazovski – menaxher i SmartAp – Laborator për inovime, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Platforma Eduino u shndërrua në resurs me vlerë permanente për arsimin tonë. Në parim vullnetar, të gjithë mësimdhënësit u inkuadruan falas për të incizuar ligjërata të cilat edhe më tutje mund të përdoren pa marrë parasysh pandeminë. Në këtë rast ato janë burim kyç për informimin e atyre që janë më së shumti të lëndueshëm. Më duhet ta përmend edhe Radiotelevizionin e Maqedonisë dhe servisin nacional që siguruan këto mësime të incizuara të transmetohen në kanal të veçantë, me çka u është dhënë mundësi nxënësve që nuk kanë TI-aparate apo të cilët nuk mund të inkuadrohen në komunikim të dyanshëm të mund ta ndjekin mësimin në atë mënyrë. Mirënjohje të madhe për mësimdhënësit pa të cilët ky proces nuk do të ishte i suksesshëm”, deklaroi ministrja për Arsim dhe Shkencë, Milla Carovska.

 Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska u fokusua në domosdoshmërinë për të ekzistuar ndonjë platformë që do t’u dedikohet më të rinjve në zhvillimin e tyre të hershëm për shkak se pikërisht ajo do të kontribuojë si bazë për nxënien e mëtejme në jetën e tyre.

“Platforma Eduino ka krijuar hapësirë ku edhe edukatorët edhe prindët mund t’i përdorin idetë e tyre kreative, të krijojnë lojëra arsimore të krijojnë lojëra të cilat mund të përdoren nga dhoma e rekreacionit por edhe nga shtëpia dhe qëllimi është arritur. Është siguruar animim cilësor dhe edukim i fëmijëve. Për një vit janë instaluar 300 video mësime të reja për edukatë dhe arsim parashkollor, gjithashtu janë zhvilluar 220 aktivitete edukative për përdorim në kushte shtëpiake, ndërsa 440 të reja do të publikohen deri në prill të këtij viti”, tha Shahpaska, duke iu falënderuar edukatorëve të cilët pa rezervë janë përkushtuar nëpërmjet krijimit të përmbajtjeve arsimore dhe edukative me qëllim të jenë në dispozicion të të gjithëve në shtet.

Drejtori i Byrosë për Zhvillim të Arsimit, Zeqirija Hasipi e theksoi afirmimin publik të titulluar Eduino ambasadorë, përkatësisht ambasadorë të diturisë, koncept i krijuar për t’u identifikuar mundi i mësimdhënësve më të vlefshëm dhe më të përkushtuar të cilët kanë dhënë kontribut për krijim të bibliotekës digjitale.

“Një vit nga publikimi i Eduino platformës, mund të konstatojmë që janë inkuadruar më shumë se 15.000 edukatorë, mësimdhënës, prind dhe ekspertë arsimor në përpunimin e përmbajtjeve digjitale arsimore, lojërave edukative, uebinarëve dhe udhëzimeve si dhe të sistemit për verifikim që paraqesin resurs të përhershëm për avancimin e mësimit dhe të nxënies”, deklaroi Hasipi.

Edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani është e mendimit që resurset e Eduino do të ngelin të arritshme edhe më tej pasi të përfundojë pandemia.

“Nga ana e sistemit arsimor është bërë kalim i shpejtë në mësimin në distancë. Jam e lumtur që kemi arritur rezultat të tillë, por megjithatë rruga deri në digjitalizim u përball me sfida. Shumica e nxënësve në shtet mësonin nga shtëpia dhe i përdornin veglat për mësim në distance. Megjithatë e dimë që mbyllja e shkollave ka ndikim negative mbi shëndetin e fëmijëve, mbi të ardhurat në shtet dhe ekonominë e përgjithshme megjithëse digjitalizimi është përfitim shumë i madh i shekullit 21 që ndihmon edhe në fushën e arsimit” tha Di Xhovani.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në vend, Rejçell Gallouej theksoi që, nga fillimi i pandemisë e kanë identifikuar nevojën për ndihmë të shpejtë në arsim, ndërsa tash më një vit më vonë shteti ka platformë të madhe për arsim fillor dhe të mesëm me mbi 3.600 mësime.

“Më së shumti duhet t’i përgëzojmë Eduino ambasadorët dhe rezultatet e punës së tyre me entuziazëm të cilët nuk lejuan pandemia ta ndalë arsimimin e fëmijëve tanë”, deklaroi Gallouej, e cila tha që edhe më tutje vazhdon bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, si dhe përkrahja e Britanisë së Madhe në procesin e zhvillimit të arsimit në Maqedoninë e V.

Në fund fjalim mbajti edhe menaxheri i SmartAp – Laborator për inovime, Aleksandar Llazovski i cili tha që puna e unifikuar dhe e përbashkët e mësimdhënësve është shtytës i ndryshimeve dhe zhvillimit të arsimit.

“Shifrat, video mësimet, aktivitetet dhe pjesëmarrësit në ngjarjet janë një prej rezultateve, ndërsa rezultati kryesor është prova që mësimdhënësit dhe edukatorët mund të punojnë të unifikuar dhe bashkë në drejtim të zgjidhjes së problemeve sistemore, që ata dëshirojnë të jenë komunitet që e vlerëson punën e tyre, që i stimulon dhe do t’i ndihmojë në zhvillimin e tyre të mëtejmë professional dhe në të shprehurit e tyre si dhe në përmbushjen e kreativitetit të tyre. Arritjet e këtilla janë prove për fuqinë e tyre me të cilën edukatorët krijojnë edhe në të ardhmen gjenerata më të mira. Vështruar nga perspektiva e madhe, ky komunitet posedon potencial për përmirësimin e arsimit dhe është e domosdoshme ta mbështesim këtë shembull të veprimit dhe krijimit kolektiv në të cilin, ne si shtet jemi pioneer” konkludoi Llazovski.

Vitin e kaluar, Arbër Ademi, ministri për arsim dhe shëndetësi në konferencë për media doli edhe me një propozim të tillë ku arsimtarët do të mund të publikojnë materiale në një platformë të re online, përveç se janë të angazhuar në realizimin e emisioneve në transmetuesin publik RTM1 dhe RTM2, si edhe mësimin në distancë me nxënësit që ju ligjëron, duke përfshirë trajnime, testime dhe forma tjera të kontrollimit të njohurive.

LEXO: ZYRTARE: Qeveria e RMV-së e miratoi mësimin në distancë
LEXO: Në platformën Eduino janë në dispozicion të gjitha materialet edukative për fëmijë nga mosha 3 në 6 vjet
LEXO: Si do të zhvillohet mësimi në shkolla pas ndërprerjes prej dy javëve, sipas ligjit për arsimin fillor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button