RMV, deri më 20 prill nxënësit mund të apikojnë për mbështetje financiare deri 200 mijë denarë për projekte ekologjike

 “Sfidë për kërkuesit e rinjë-projekte të gjelbra” është një mundësi për të aplikuar nxënësit e Maqedonisë së Veriut për të realizuar projektet e tyre në lidhje me mbrojtjen e ambientit, transmeton Portalb.mk.

Me qëllim t`i mbështesë ekipet në procesin e përgatitjes së projekt- propozimeve, Fondi do të organizojë më shumë info-ngjarje. Sfida është e hapur deri më 20.4.2021. Të gjitha informacionet shtesë mund të merren në:

“Thirrja është dedikuar për të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme, të cilat mund të aplikojnë me projekte kërkimore në fushën e shkencave natyrore dhe teknike, të organizuara në ekipe me nga pesë deri në dhjetë nxënës të udhëhequr nga një deri në dy mentorë”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke sqaruar që aplikimi mund të bëhet në faqen e www.fitr/predizvikzamladi deri më 20 prill të këtij viti.

Konkursi u prezantua sot nga ministrja Milla Carovska dhe Kosta Petrov, drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik. Ky projekt zhvilluar katër vite me radhë.

I inkurajoj të gjithë nxënësit të jenë këmbëngulës, të guximshëm dhe të kërkojnë, përderisa ne si Fondacion do t`i shpërblejmë punimet e tyre dhe përkushtimin. Filloni me punë në ëndrrat tuaja dhe krijoni shembull të suksesshëm për kërkuesit tjerë” deklaroi Petrov.

Raportohet që fondi i konkursit është 3 milionë denarë, derisa buxheti maksimal vetëm për një projekt mund të arrijë deri në 200 mijë denarë, derisa mentorët që do të udhëheqin ekipin do të marrin shpërblim 30 mijë denarë.

“Përparësi do të kenë projektet me karakter ndërdisiplinor, të cilat parashikojnë qasje inkluzive në formimin e ekipeve, gjegjësisht kanë përfaqësim të barabartë gjinor, përfshijnë fëmijë me përkatësi etnike të ndryshme, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë të moshave të ndryshme, etj., dhe janë dorëzuar nga shkollat e mjediseve ​​rurale”, sqarojnë nga MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button