Eurodeputetët: opozita fajtore për krizën politike

Delagacioni europian, i cili në Shkup arriti gjatë ditës së djeshme, sot ka zhvilluar një takim me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Popovski. Europarlamentarët, kanë dalur me një sërë kritikash dhe vlerësimesh ndaj klimës politike në vend. Mirëpo, siç duket, shumica e mesazheve të parlamentarëve evropianë, u janë drejtuar përfaqësuesve të opozitës. Ish kryetari i parlamentit evropian, Jerzhi Buzek, ka kritikuar mungesën e opozitës në Kuvend, duke theksuar se kjo nuk është në përputhje me standardet demokratike. 

“Njëri nga parimet kryesore gjatë integrimit në BE, është niveli i lartë i demokracisë. Dhe, demokracia nënkupton dialog konstant mes qeverisë dhe opozitës. Kësi lloj dialogu, duhet të ekziston në parlament si një institucion demokratik. Nga pik vështrimi i standardeve demokratike, mungesa e opozitës është e pa lejueshme. Këtej, vetëm mundem ta inkurajoj opozitën që të kthehet në Kuvend dhe të fillojë dialogun në këtë institucion demokratik “, deklaroi Buzek. 

Nga ana tjetër, deputeti rumun, Laszlo Tokesh, ka transmetuar madje edhe mesazhin e liderit të Partisë Popullore të Evropës, Josef Dull, i cili ka bërë të ditur se bllokimi i Kuvendit është gjest jodemokratik. 

“Ne kemi një mesazh për opozitën, të cilën e dërgon lideri i Partisë Popullore të të Evropës, Josef Dull. Ai ka potencuar se Parlamenti është institucion i demokracisë dhe si i tillë nuk mundet të bllokohet. Dhe, si shtete ish komuniste, jemi të vetëdijshëm se vetëm në diktaturë ka munguar dialogu. Na duhet dialogu në vend të luftës.”,  bëri të ditur deputeti rumun, Tokesh. 

Edhe përfaqësuesi sllovak, Miloslav Mikolashik, dha kritikat e veta. Ai u shpreh se mos participimi i opozitës nuk është sinjal i mirë drejt BE-së. 

“Keni mundësi të filloi të bisedoni dhe të hapni kapituj të ri. Mirëpo, kur sinjalet nga një shtet janë të tilla që opozita nuk participin, ato janë sinjale të gabuara”, Miloslav Mikolashik, euro deputet nga Sllovakia. 

Në ditëtnë vijim, në Maqedoni do të qëndrojnë një numër i madh përfaqësuesish nga institucionet më të larta evropiane. Ndër ta, edhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fyle dhe drejtori për zgjerim i KE-së Stefano Sanino. Analistët kanë paralajmëruar se vizita e evropianëve është një tentim për të çbllokuar ngërçin politik në vend. 

Lajme të ngjashme

Back to top button