Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa: Ganiu në këto 4 vite nuk ka realizuar projektet e premtuara (VIDEO)

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar në lidhje me mospërmbushjen e premtimeve të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Në një konferencë për media, kryetari i degës së ASH-së në Çair, Zudi Enuzi Koka, tha se në këto gati 4 vite qytetarët e Çairit nuk panë asnjë projekt investues e kapital në infrastrukturë, nuk panë asnjë projekt në arsim, kulturë apo në sport, shkruan Portalb.mk.

“Jeta e banorëve në Çair fatkeqësisht nuk ndryshoi asgjë në këto 4 vite, përpos që u përkeqësua, iu shtuan katet ndërtesave pa leje, u uzurpuan hapësirat e gjelbra dhe u degradua gjithçka. Kaosit në komunikacion, që premtohej se do t`i gjendet zgjidhje me ndërtimin e 4 garazheve në kate dhe 15 rreth rrotullimeve, fatkeqësisht nuk u bë asgjë as edhe në këtë drejtim. Premtohej madje edhe efikasiteti energjetik në ndërtesa, por edhe kjo mbeti vetëm një ëndërr për banorët e Çairit”” deklaroi Koka.

Ai tha se, qytetarëve, e veçanërisht të rinjve u premtohej një jetë më ndryshe me qendra rinore, hapësira rekreative dhe biblioteka, por as kjo nuk u bë, nuk u gjetën arsye as për kategorinë më vitale të shoqërisë të krijohen kushte më të mira.

“Jemi këtu gjithashtu edhe për t`i përkujtuar zyrtarët e lartë të BDI-së se kanë dështuar 100 për qind nëpër të gjitha komunat, në katër vitet e kaluara jeta e shqiptarëve fare nuk u përmirësua, përkundrazi u shtua kaosi, varfëria dhe u ashpërsua beteja e tyre për ekzistencë. Është për keqardhje fakti se Ganiu po e përfundon mandatin e tij të parë e të katërtin të BDI-së, ashtu siç e mori nga paraardhësi i tij, njëherit kryetar i degës dhe nënkryetar i partisë Izet Mexhiti”, theksoi Koka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button