Varianti i ri francez i kronavirusit, duket se nuk mund të zbulohet nga testet standarde PCR

Autoritetet franceze paralajmërojnë se një lloj i ri i koronavirusit në rajonin veriperëndimor të Bretanjës nuk zbulohet nga testet standarde PCR. Megjithëse është më i vështirë për t’u zbuluar, analizat fillestare të llojit të ri nuk sugjerojnë që shkakton formë më të rëndë të sëmundjes ose se ka transmetueshmëri më të lartë, thonë nga Ministrisë franceze e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vendosur llojin e ri në kategorinë “nën hetim”, pasi nuk zbulohet me testet PCR. Në këtë kategori të OBSH-së përfshihen shumica e mijëra llojeve që paraqiten natyrshëm dhe shpesh vetëm një numër i vogël i tyre paraqesin kërcënim për shëndetin publik, në krahasim me kategorinë “shqetësuese” që përfshin llojet e gjetura në Brazil, Britani dhe Afrikën e Jugut.

Në Bretanjë është duke u zhvilluar hetim i thellë, pasi u identifikuan tetë raste bartës të këtiij lloji nga gjithsej 79 raste. Pacientët në spitalet lokale kishin të gjitha simptomat klasike të kovidit, por testet e tyre PCR ishin negative. Skriningu gjenetik i mostrave të marra nga këta pacientë tregoi se ishte një lloj i ri i koronavirusit.

Në Francë ka valë të re të rasteve të koronavirusit, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të rikthehen masat shtrënguese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button