Nju Delhi për të tretin vit me radhë është kryeqyteti më i ndotur në botë, Shkupi në vendin e 17-të

Nju Delhi u rendit si kryeqyteti më i ndotur në botë në vitin 2020, duke fituar këtë titull për të tretin vit radhazi, njoftoi grupi zviceran “IQ Air”, i cili mat cilësinë e ajrit bazuar në përqendrimin e grimcave PM2.5, transmeton Portalb.mk.

Në listën e 92 kryeqyteteve, Shkupi është në vendin e 17-të dhe në Evropë, vetëm Sarajeva renditet më keq, në pozitën e shtatë.

Në India ndodhen gjithsej 35 nga 50 qytetet më të ndotura në botë, sipas raportit vjetor të IQ Air, i cili përfshin 106 vende.

Në vitin 2020, përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 në Nju Delhi sillej 84.1 mikrogramë për metër kub ajër, më shumë se dyfishi i nivelit në Pekin (37.5), i cili renditet i 14-ti në listë. Menjëherë pas Nju Delhit janë kryeqytetet e Bangladeshit (Daka, 77.1) dhe Mongoli (Ulan Bator, 46.5).

Sipas këtij raporti, Shkupi vitin e kaluar kishte përqendrim mesatar vjetor të grimcave PM2.5 prej 30.6 mikrogramë për metër kub ajër. Ballkani përgjithësisht ka renditje të keqe në listë, Sofja është e 20-ta dhe Beogradi i 24-ti.

Ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në botë janë Stokholmi, Helsinki, Uellington, Talini, Oslo dhe Reykjavik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button