fbpx

RMV, vetëm në shkurt trafiku ajror ka humbur 120.000 udhëtarë, në Evropë linjat ajrore janë gjunjëzuar (Infografik)

Pandemia Kovid-19 vazhdon të bëjë të vetën. Nga të dy aeroportet e vendit në shkurt 2021 janë transportuar vetëm 46.159 udhëtarë, që përbën rënie prej 120.000 udhëtarësh krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Aeroporti i Ohrit pothuajse nuk kishte trafik, në muajin e dytë të vitit atë e shfrytëzuan vetëm 990 pasagjerë, ndërsa qytetarët tjerë udhëtuan nga/ në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në dy muajt e parë të vitit 2021, trafiku ajror i vendit humbi rreth 250.000 pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përpara se të fillonte përhapja e korona virusit. Ulja e numrit të udhëtarëve të transportuar pritet të vazhdojë edhe gjatë muajit mars, ndërsa në periudhën prill-qershor pritet rritje e përshpejtuar e transportit ajror, me kusht që aeroportet të mos mbyllen përsëri.

Drejtori gjeneral i “Eurokontrol” Eamon Brennan tashmë ka dalë me vlerësimin se kriza e koronës ka shkaktuar një katastrofë të plotë në industrinë evropiane të aviacionit, duke theksuar se kompanitë janë në gjunjë. Numri i fluturimeve në kontinentin Evropian në janar ishte më i ulët me 66 përqind, ndërsa në shkurt 2021 i njëjti ra me 65 përqind krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2019.

Në parashikimin e fundit për periudhën deri në qershor të vitit 2021, “Eurokontrol” zhvillon dy skenarë. Sipas skenarit optimist, situata me Kovid-19 në nivelin evropian do të përmirësohet dhe qeveritë e vendeve evropiane do të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit, gjë që do të çonte në rënie të numrit të fluturimeve në qershor 2021 me 55% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019

Sipas skenarit të dytë të “Eurocontrol”, në tremujorin e dytë të vitit 2021 do të ketë përmirësim të lehtë të situatës me kovid-19, që do të nënkuptonte vendosje të masave kombëtare për kufizim të udhëtimeve dhe zvogëlim të numri të fluturimeve në Evropë në qershor 2021 me 70 përqind krahasuar me 2019.

Përndryshe, Brukseli zyrtar sot pritet të prezantojë propozimin për futjen e pasaportave të covid për udhëtime të lirshme brenda vendeve anëtare të BE-së, i cili do të vlejë për personat e vaksinuar me ndonjë nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Nëse pranohet një zgjidhje e tillë, atëherë qytetarët që janë infektuar tashmë me virusin corona, janë vaksinuar ose dëshirojnë të testohen me PCR test për udhëtim, do të mund të udhëtojnë lirshëm brenda BE.

Në lidhje me trafikun ajror në Maqedoni, situata do të varet nga fillimi i imunizimit masiv të popullatës me vaksina kundër kovid-19, por gjithashtu edhe nëse do të mund të mbajmë numrin e rasteve aktive të covid-19 në nivel të ulët në muajt e ardhshëm. Këta dy faktorë duket se janë thelbësorë për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse shtetasit e Maqedonisë do të jenë në gjendje të udhëtojnë jashtë Ballkanit Perëndimor në muajt e ardhshëm, por gjithashtu cili do të jetë fluksi i mysafirëve të huaj në qendrat tona turistike gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button